Lajmet

Autoritetet Evropiane kërkojnë krijimin e një aplikacioni për gjurmimin e COVID-19 në nivel Evropian

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Prill 2020
0
EDPS tha se përdorimi i teknologjisë si Bluetooth mbron privatësinë dhe të dhënat personale por tha se shumë aplikacione nuk po respektojnë privatësinë. Autoritetet Evropiane kërkojnë krijimin e një aplikacioni për gjurmimin e COVID-19 në nivel Evropian

Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave EDPS bëri thirrje ditën e Hënë për krijimin e një aplikacioni pan-Evropian për të gjurmuar përhapjen e koronavirusit në vend të aplikacioneve të cilat po përdoren në disa vende Evropiane dhe që mund të shkelin privatësinë e përdoruesve.

Të përballura me mijëra vdekje për shkak të COVID-19, qeveritë Evropiane kanë nisur zbatimin e planeve për linçimin e aplikacioneve të cilat gjurmojnë njerëzit që kanë rënë në kontakt me të infektuar si dhe për të monitoruar nëse po respektohet karantina.

Masat kanë shkaktuar kritika të shumta dhe aktivistët e privatësisë tremben se ato mund të bëhen të përhershme pasi kriza të ketë përfunduar.

EDPS tha se përdorimi i teknologjisë si Bluetooth mbron privatësinë dhe të dhënat personale por tha se shumë aplikacione nuk po respektojnë privatësinë.

Për këtë bëri thirrje për një aplikacion në nivel Evropian që mund të ndërtohet në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe të ketë dizajn që mbron privatësinë.

Aktualisht në Poloni po përdoret një aplikacion Home Quarantine për të parë nëse respektohen rregullat e izolimit, gjithashtu edhe në Irlandë.

Operatorët celularë si Vodafone, Deutsche Telekom dhe Orange kanë rënë dakord të ndajnë të dhënat e vendndodhjes me Komisionin Evropian. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Airbnb, aplikacion apo agjent pronash?