Biznes

Autoritetet Evropiane kundërshtojnë blerjen e Fitbit nga Google

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2020
0
Në veçanti foli për rrezikun serioz të grumbullimit të të dhënave personale në duart e një kompanie të fuqishme si Google. Autoritetet Evropiane kundërshtojnë blerjen e Fitbit nga Google

Blerja e kompanisë së veshjeve elektronike Fitbit kërcënohet nga Bashkimi Evropian. Google lajmëroi blerjen e Fitbit për 2.1 miliardë dollarë në Nëntor të 2019-ës duke bërë një hap serioz në këtë industri të dominuar prej Apple.

Autoriteti Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) në një deklaratë ditën e Enjte shprehu shqetësimet e tij për marrëveshjen.

Në veçanti foli për rrezikun serioz të grumbullimit të të dhënave personale në duart e një kompanie të fuqishme si Google.

EDPB është një trup i pavarur i Komisionit Evropian dhe këshillon aplikimin e ligjeve të privatësisë.

Fitbit ka 28 milionë përdorues aktivë dhe grumbullon informacione si aktivitetit fizik, shëndeti, gjumi dhe informacione të vendndodhjes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Më 25 Janar Korça Digital Weekend për sensibilizimin dhe inkurajimin e të rinjve rreth aftësive dhe ekonomisë dixhitale