Lajmet

Autoritetet Evropiane presione ndaj kriptomonedhës së Facebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Qershor 2019
0
“Nuk mundet dhe nuk duhet,” tha për radion Evropa 1. Le Maire bëri thirrje që zyrtarët e lartë të financave të G7 të lëshojnë një raport lidhur me planin e Facebook nga muaji i ardhshëm. Autoritetet Evropiane presione ndaj kriptomonedhës së Facebook

Menjëherë pas prezantimit të projektit të kriptomonedhës, zyrtarët Evropianë bënë thirrje shqyrtimin e planit të Facebook duke ngritur shqetësime nëse projekti ishte mjaftueshëm i “pështatur” me ligjet në fuqi.

Sipas Bloomberg, Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire kishte thënë se kriptomonedha e Facebook, e quajtur Libra, nuk duhet të bëhet një monedhë sovrane.

“Nuk mundet dhe nuk duhet,” tha për radion Evropa 1. Le Maire bëri thirrje që zyrtarët e lartë të financave të G7 të lëshojnë një raport lidhur me planin e Facebook nga muaji i ardhshëm.

Një anëtar Gjerman i Parlamentit Evropian shprehu shqetësime të ngjashme duke thënë se jemi përballë rrezikut që Facebook të shndërrohet në një “bankë hije” dhe kompanitë nuk duhet të lejohen të operojnë në një liri rregullatore kur prezantojnë monedha virtuale.

Facebook e pozicionon Libra si një sistem financiar i lidhur me shërbimet e kompanisë përfshirë WhatsApp dhe Messenger. Një organizatë jofitimprurëse është themeluar për të mbikëqyrur Libra që Facebook thotë se do të debutojë në 2020.

Disa emra të mëdhenj të teknologjisë si Mastercard, Visa, Spotify, Uber dhe Lyft i janë bashkuar. Kriptomonedha e Facebook vjen në një kohë kur rrjeti social përballet me kritika të shumta për praktikat e ndjekura me privatësinë sidomos në Evropë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook teston një version të "Watch Party" për Instagram

Lajmet e fundit>