Lajmet

Autoritetet Gjermane bllokojnë një prej rrjeteve të zeza online më të mëdha në botë

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Prill 2022
Bllokimi nga autoritetet gjermane çoi në konfiskimin e portofolëve të kriptomonedhave me vlerë 25 milionë dollarë në bitcoin. Autoritetet Gjermane bllokojnë një prej rrjeteve të zeza online më të mëdha në botë

Autoritetet nuk kanë të ndaluar në sulmet e tyre ndaj operacioneve të dark web. Policia federale Gjermane në bashkëpunim me agjencitë Amerikane arritën të bllokonin Hydra Market, i cili njihet si rrjeti më i madh i zi i internetit në botë.

Raportohet se 80% e transaksioneve në kriptomonedha në tregun e zi realizoheshin në Hydra Market dhe që prej 2015-ës janë qarkulluar 5.2 miliardë dollarë.

Afro 17 milionë llogari përdoruesish dhe 19 mijë shitës operonin në platformë.

Bllokimi nga autoritetet gjermane çoi në konfiskimin e portofolëve të kriptomonedhave me vlerë 25 milionë dollarë në bitcoin. Autoritetet Amerikane akuzojnë shtetasin Rus Dmitry Pavlov për shpërndarje ë narkotikëve dhe pastrim parash gjatë operimit të serverëve të Hydra.

Ky rrjet kryesisht i shërbente vendeve Rusisht folëse.

Është hera e parë që autoritetet kanë mbyllur një platformë të madhe të rrjetit të zi.

Vitet e fundit janë mbyllur AlphaBay, Silk Road dhe së fundi DarkMarket. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple dërgon një përditësim kritik sigurie për Apple Watch

Tags >

Dark Web