Lajmet

Autoritetet Italiane paralajmërojnë kundër përdorimit të Google Analytics

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2022
Këto të dhëna ishin transferuar në SHBA pa masa e adekuate të rrisin nivelin e mbrojtjes të nevojshme për të qenë të ligjshme në SHBA. Autoritetet Italiane paralajmërojnë kundër përdorimit të Google Analytics

Në një tjetër goditje nga Google Analytics në Evropë, autoritetet Italiane për mbrojtjen e të dhënave thanë se e kishin gjetur një publikues lokal duke përdorur mjetin shumë popullore të analizës së audiencave në një mënyrë që shkelte rregullat e mbrojtjes së konsumatorit në Europë.

Publikuesi përdorte Google Analytics për grumbullimi ne adresave IP, informacionit të shfletuesit, sistemit operativ, rezolucionit të ekranit, gjuhës madje edhe datës dhe orës së vizitës.

Këto të dhëna ishin transferuar në SHBA pa masa e adekuate të rrisin nivelin e mbrojtjes të nevojshme për të qenë të ligjshme në SHBA.

Mbrojtjet e aplikuara nga Google nuk ishin të mjaftueshme për të adresuar rrezikun dhe vetë Google Analytics shkel rregullat Evropiane të mbrojtjes së dhënave.

Autoritetet Italiane i dhanë 90 ditë afat publikuesit Caffeina Media Srl për të rregulluar problemin. Megjithatë vendimi ka një impakt më të madh sepse paralajmëron publikuesit e tjerë nga përdorimi i Google Analytics. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfonët e shumëpritur të Google kanë një datë debutimi