Blog

Autoritetet Kineze detyrojnë Apple të dëbojnë një aplikacion Kurani nga App Store

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Tetor 2021
Fshirja e aplikacionit u raportua për herë të parë nga Apple Censorship, një uebsajt që monitoron App Store globalisht. Autoritetet Kineze detyrojnë Apple të dëbojnë një aplikacion Kurani nga App Store

Apple ka hequr nga dyqani i aplikacioneve një prej aplikacioneve më të shkarkuara në Kinë të Kuranit pas një kërkese nga autoritetet.

Quran Majeed është i disponueshëm në mbarë botën në App Store dhe ka afro 150 mijë vlerësime. Përdoret nga miliona besimtarë muslimanë.

BBC raportoi se autoritetet Kineze kishin kërkuar largimin e aplikacionit sepse hostonte përmbajtjet religjioze ilegale.

Fshirja e aplikacionit u raportua për herë të parë nga Apple Censorship, një uebsajt që monitoron App Store globalisht.

Aplikacioni kishte 1 milionë përdorues në Kinë ndërsa Partia Komuniste e Kinës e njoh Islamin si fe zyrtare në vend.

Megjithatë autoritetet e vendit me popullsinë më të madhe në botë kanë një rekord shkeljes të të drejtave të njeriu e madje edhe genoncid ndaj grupeve etnike që i përkasin fesë Islame. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zgjidhja e Galaxy S21 për të mposhtur kamerën e iPhone 12 Pro Max