Lajmet

Autoritetet nga disa vende të botës hakojnë grupin famëkeq të ransomware REvil

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Tetor 2021
Pas sulmit ndaj Kaseya, FBI mori çelësin universal të dekriptimit ku ata që ishin infektuar me të mund të rikuperonin të dhënat pa paguar asgjë në këmbim tek hakerët. Autoritetet nga disa vende të botës hakojnë grupin famëkeq të ransomware REvil

Grupi i njohur i ransomware Revil u hakua javën e kaluar dhe përfundoi offline pas një operacioni të koordinuar nga disa vende të botës.

Banda kriminale përgjegjëse për sulmin e muajit Maj ndaj Colonial Pipeline, përdor softuerin e enkriptimit DarkSide zhvilluar prej tyre.

Në operacion u përfshi FBI, shërbimi sekret Amerikane dhe autoritetet e disa vendeve të botës duke hakuar serverët e Revil. Bandat ransomware kanë si shënjestër kryesore kompanitë në mbarë botën duke paralizuar operacionet e tyre përmes enkriptimit të të dhënave.

Grupi në Korrik sulmoi një tjetër kompani Amerikane, Kaseya e njohur për zhvillimin e softuerëve të menaxhimit. Sulmi ndaj kompanisë vuri në rrezik qindra konsumatorë duke nxitur disa incidente kibernetike.

Pas sulmit ndaj Kaseya, FBI mori çelësin universal të dekriptimit ku ata që ishin infektuar me të mund të rikuperonin të dhënat pa paguar asgjë në këmbim tek hakerët.

Sipas njerëzve të afërt me çështjen, agjencitë dhe njësitë e inteligjencës hakuan infrastrukturën e rrjetit të Revil duke marrë nën kontroll një pjesë të madhe të serverëve.

Arma më e fortë që kompanitë kanë sot ndaj ransomware është ruajtja e kopjeve rezervë të cilatë duhen të mbahen të shkëputura nga interneti që të mos enkriptohen edhe ato. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pentagoni i jep kontrollin e 175 milionë IP-ve një startupi