Lajmet

Autoriteti global i internetit ICANN është kompromentuar nga hakerat

Publikuar , 19 Dhjetor 2014
0
Autoriteti global i internetit ICANN është kompromentuar nga hakerat

DSC00953.0ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers), organizata përgjegjëse për shpërndarjen e IP adresave dhe emërtimeve të domeineve për internetin – është hakuar. Organizata me qendër në SHBA tha se sistemet e saj të brendshme ishin kompromentuar gjatë muajit nëntor. Punonjësit u mashtruan duke dërguar kredencialet e tyre me anë të një e-mail marrë nga domeini i organizatës.

ICANN tha se hakerat kanë aksesuar e-mail-et e brendshme të cilat përmbanin informacione publike të portalit WHOIS dhe Zonës së Centralizuar të të Dhënave të Sistemit (CZDS). Kjo thyerje e sigurisë është më e rrezikshmja raporton ICCAN sepse hakerat kanë pasur akses mbi një informacion të gjerë të përdoruesve përfshi edhe emrat realë, adresa, e-mail-e, numra telefonikë dhe emra e përdoruesish.

Një organizatë si ICANN do të jetë gjithmonë një objektiv tundues për hakerat, ndërsa thyerja e sigurisë duhet të rezultojë si një provë që SHBA të ushtrojnë më tepër kontroll mbi organizatën. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët e Iranit trembin Evropën

Lajmet e fundit>