Blog

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike në Maqedoni hap tenderin e tretë për frekuencat 2100Mhz

Publikuar , 02 Janar 2019
0
Të gjitha palët e interesuara mund të dërgojnë ofertat e tyre deri më 20 Janar. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike në Maqedoni hap tenderin e tretë për frekuencat 2100Mhz

Agjencia e Komunikimeve Elektronike lajmëroi hapjen e një tender publik për dhënien e spektrave të frekuencave në bandën 2100Mhz (3G).

Autoriteti rregullator i telekomunikacionit do të japë një licencë për blloqet 2x15Mhz (1965MHz-1980MHz/2155MHz-2170MHz) për një çmim minimal prej 9 milion dinarësh (166,680 dollarë) me një kohëzgjatje prej nëntë vitesh, deri në 2028.

Të gjitha palët e interesuara mund të dërgojnë ofertat e tyre deri më 20 Janar.

Autoriteti edhe më parë ka dhënë frekuenca në të njëjtën bandë për One. Vip dhe Telekomin e Maqedonisë të cilët kanë vlerë deri në Shkurt të 2018-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  ICTSlab – Mësojmë të kodojmë dhe kodojmë për të mësuar

Lajmet e fundit>