Biznes

Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga AKEP që të marrë në konsideratë komentet e Vodafone Albania

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Nëntor 2019
0
Konkurrenca i rekomandon Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare,  që përpara marrjes së vendimit përfundimtar për dokumentin për këshillim publik “Analizë e tregut të shërbimeve celulare – tregu me shumicë i aksesit dhe origjinimit në rrjetet celulare”, të vlerësojë komentet e Vodafone Albania. Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga AKEP që të marrë në konsideratë komentet e Vodafone Albania

Vendimi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për tregun celular duhet të mbajë në konsideratë komentet e Vodafone Albania.

Komisioni i Konkurrencës ka marrë së fundmi vendimin nr. 661, datë 21.11.2019 Për dhënien e disa rekomandimeve Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare përpara marrjes së vendimit përfundimtar për dokumentin për këshillim publik “Analizë e tregut të shërbimeve celulare – tregu me shumicë i aksesit dhe origjinimit në rrjetet celulare”.

Konkurrenca i rekomandon Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare,  që përpara marrjes së vendimit përfundimtar për dokumentin për këshillim publik “Analizë e tregut të shërbimeve celulare – tregu me shumicë i aksesit dhe origjinimit në rrjetet celulare”, të vlerësojë komentet e Vodafone Albania, depozituar në AKEP datë 18.06.2019 lidhur me Analizën e Tregut të shërbimeve celulare në përgjithësi.

Gjithashtu Konkurrenca i rekomandon AKEP Të marrë në konsideratë rekomandimet e Komisionit Europian për analizën e tregut dhe vlerësimin e FNT (2018/C 159/01) sipas kuadrit rregullator për komunikimet elektronike, rrjetet dhe shërbimet të komunikimit elektronik.

Direktivat dhe rekomandimet e KE, veçanërisht dokumentet shoqërues të rekomandimeve për tregjet përkatës, e bëjnë të qartë se që një treg të jetë i justifikueshëm për ndërhyrje ex-ante, duhet të realizohen të tre kushtet. Nëse edhe njëri prej tyre nuk realizohet atëherë tregu nuk mund të konsiderohet si treg i justifikueshëm për ndërhyrje ex-ante.

Sipas pikës 26 të Udhëzimit të KE (2018/C 159/01), pika fillestare e çdo analize duhet të jetë një vlerësim i tregjeve me pakicë duke marrë parasysh zëvendësueshmërinë nga ana e kërkesës dhe ofertës nga perspektiva e përdoruesve fundorë mbi periudhën e ardhshme të rishikimit bazuar në kushtet ekzistuese të tregut dhe gjasat e zhvillimit të tyre. Sipas pikës 15, pika fillestare për identifikimin e tregjeve me shumicë të justifikueshme për ndërhyrjen ex-ante duhet të jetë gjithmonë analiza e tregut me pakicë.

Komisioni Europian ka theksuar dhe në vendimet e mëparshme se kushtet e tregut me pakicë mund të informojnë një Autoritetit Rregullator për strukturën e tregut me shumicë, por nuk janë në vetvete përfundimtare përsa i përket gjetjes së një operatori me FNT në tregun me shumicë. Siç përcaktohet në disa vendime të Komisionit në bazë të nenit 7 të Direktivës 2002/21/EC, nuk ka nevojë të provohet nëse një/disa sipërmarrës ka/kanë fuqi të ndjeshme në tregun me pakicë, në mënyrë që të përcaktohet që një/disa sipërmarrës ka/kanë fuqi të ndjeshme dhe në tregun me shumicë.

Direktivat dhe rekomandimet e KE, veçanërisht dokumentet shoqërues të rekomandimeve për tregjet përkatës, e bëjnë të qartë se që një treg të jetë i justifikueshëm për ndërhyrje ex-ante, duhet të realizohen të tre kushtet. Nëse edhe njëri prej tyre nuk realizohet atëherë tregu nuk mund të konsiderohet si treg i justifikueshëm për ndërhyrje ex-ante.

Për sa më sipër duke qenë se AK për arsye të interesit të përgjithshëm vlerëson, në veçanti, barrierat rregulluese të konkurrencës, të përfshira në rregullimin ekonomik dhe administrativ si dhe bën rekomandime përkatëse, Komisioni i Konkurrencës vlerëson se AKEP duhet të marrë në konsideratë komentet e Vodafone Albania lidhur me Analizën e Tregut të shërbimeve celulare në përgjithësi. /Monitor

LEXO EDHE:  AKEP masa konkrete në funksion të konkurrencës efektive

Tags >

akep
Lajmet e fundit>