Analiza

Avast: 27 % e përdoruesve të Windows XP nuk duan ta ndryshojnë sistemin

Publikuar , 16 Prill 2014
0
Avast: 27 % e përdoruesve të Windows XP nuk duan ta ndryshojnë sistemin

stickwithxp_primary-100259654-largeMicrosoft mund të ketë përfunduar mbështetjen për Windows XP, por kompania e antiviruseve pa pagesë, Avast, parashikon që miliona përdorues nuk do të heqin dorë prej tij. Avast kishte raportuar më parë se 23.6% e përdoruesve të saj po e përdornin ende Windows XP. Në ditët para se Microsoft të përfundonte mbështetjen e Windows XP (8 prill), Avast kishte anketuar afërsisht 165,000 përdorues. Rezultatet, të publikuara në në një postim në blog të hënën, tregojnë se 27% e përdoruesve Avast të Windows XP nuk planifikojnë të bëjnë asgjë, edhe pse sistemet e Windows XP janë të hapura për t’u sulmuar nga dobësitë.

Avast ka raportuar se përdoruesit e Windows XP janë sulmuar disa herë më shpesh se sa ata të Windows 7. Avast, si shitësit e tjerë të programeve antimalware, është angazhuar të mbështesë Windows XP për dy vjet ose më shumë. Microsoft, gjithashtu, ka premtuar për përditësime antimalware deri në korrik 2015. Por një gjë e tillë nuk mjafton. problemi është që sistemi nuk mund të rregullohet më nëse gjenden dobësi për shkak se mungojnë përditësimet periodike që e bëjnë këtë gjë.

Sondazhi tregoi se shumë përdorues të XP nuk janë të shqetësuar për mbrojtjen e kompjuterëve të tyre dhe nuk po planifikojnë të ndryshojnë sistemin e tyre OS apo të blejnë një PC të ri. Avast shprehet se ka mbi 200 milionë përdorues të cilët kanë shkarkuar dhe përdorin suitën e saj antimalware pa pagesë, duke i dhënë asaj një bazë të rëndësishme përdoruesish për të pyetur. Nga 164.496 përdoruesit që u përgjigjën, Avast tha se 21% e përdoruesve të Windows XP nuk ishin në dijeni se Microsoft po i jepte fund mbështetjes për Windows XP. Ky mund të jetë një shpjegim se përse nuk tentojnë ta ndryshojnë sistemin. Vetëm 15% e kishin planifikuar një gjë të tillë dhe 5% do të blinin një PC të ri.

LEXO EDHE:  1/3 e aplikacioneve antivirus në Android nuk ofrojnë fare mbrojtje

Avast rekomandon gjithashtu që klientët e tij të mos përdorin më Internet Explorer 8, versioni për Windows XP i së cilit nuk do të mbështetet. Në vend të saj, kompania ka rekomanduar përdoruesit të përdorin Google Chrome. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>