Blog

Avengers: Endgame rekord të ardhurash prej 2 miliardë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Maj 2019
0
Duke qenë se ka vetëm pak javë që ka prekur këto rekord, me shumë gjasa do të kalojë edhe filmin Avatar që ka grumbulluar 2.7 miliardë dollarë në total. Avengers: Endgame rekord të ardhurash prej 2 miliardë dollarë

Avengers: Endgame ka grumbulluar 2 miliardë dollarë në vetëm dy javë duke u bërë filmi me rritjen më të shpejtë në histori.

Filmi grumbulloi 1.2 miliardë dollarë vetëm në javën e debutimit në mbarë botën dhe që atëherë ka thyer disa rekorde si hapjen më të madhe në Kinë dhe Indi, hapjen më të madhe në një javë në SHBA dhe mbarë botën, filmi që arriti më shpejtë në 1 miliardë dollarë dhe tashmë 2 miliardë dollarë.

Këto shifra lënë në hije të ardhurat e Avengers: Infinity War, Star Wars: The Force Awakens dhe Titanic.

Duke qenë se ka vetëm pak javë që ka prekur këto rekord, me shumë gjasa do të kalojë edhe filmin Avatar që ka grumbulluar 2.7 miliardë dollarë në total.

Suksesi është një produkt i një tregimi që ka filluar nga 2008 me Iron Man dhe prodhuar 22 filma deri në mbylljen e tij në Endgame. Por Marvel nuk ka përfunduar ende me këtë histori sepse faza e katërt do të nisë pas Spider-man: Far From Home të godasë teatrot këtë verë dhe 20 filma të tjerë në zhvillim dekadën e ardhshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rriten çmimet e G Suite

Tags >

Avengers
Lajmet e fundit>