Lajmet

Avengers: Endgame thyen të gjitha rekordet me shitje 1.2 miliardë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Prill 2019
0
Theu rekordin e vendosur vitin e kaluar nga “Avengers: Infinity War” me 257.7 milionë dollarë dhe atë të “Star Wars: The Force Awakens” me 248 milionë dollarë. Avengers: Endgame thyen të gjitha rekordet me shitje 1.2 miliardë dollarë

Avengers: Endgame theu rekordin e ditës së parë me 350 milionë dollarë bileta të shitura në SHBA dhe 1.2 miliardë dollarë në total bileta në mbarë botën duke arritur një rekord të paparë në industri.

Finalja e “Avengers” tejkaloi pritshmëritë. Ishte parashikuar që në SHBA të kishte mes 260 milionë deri në 350 milionë dollarë në ditët e parë nga të ardhura por theu rekordin e vendosur vitin e kaluar nga “Avengers: Infinity War” me 257.7 milionë dollarë dhe atë të “Star Wars: The Force Awakens” me 248 milionë dollarë.

Në pjesën tjetër të botës gjeneroi 640.5 milionë dollarë. Në ditën e parë të debutimit filmi u shfaq në 4,662 teatro në SHBA dhe Kanada.

Disa teatro kanë qëndruar për 72 orë me radhë të hapura. Ajo që ishte në disavantazhin e filmit ishte gjatësia prej 3 orësh. Të paktën 30 milionë Amerikanë dhe 100 milionë të tjerë në mbarë botën kanë parë filmin në javën e parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ora e cila i kushtoi miliona dollarë shpikësit të saj u shit në ankand

Tags >

internet
Lajmet e fundit>