Siguri

AVG përgjigjet shpejtë ndaj karantinës së gabuar për iTunes

Publikuar , 28 Korrik 2009
0
AVG përgjigjet shpejtë ndaj karantinës së gabuar për iTunes

“Për fat të keq, azhurnimi i fundit me databazë të viruseve rezultoi që imunes të detektohet si një Trojan nga produktet e sigurisë së AVG-s”, shpjegoi kompania në një deklaratë. “Ne mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për një alarm fals. AVG menjëherë ka lëshuar një azhurnim të ri (270.13.29/226) i cili do ta rregullojë këtë çështje”.

Azhurnimi ka arritur vetëm disa orë pasi që është raportuar për falsin e parë  pozitiv dhe ishte lëshuar në mënyrë automatike për të gjithë përdoruesit. Para azhurnimit, AVG ka vendosur në karantinë disa skedarë DLL të iTunes,të cilët e parandalonin shërbimin të funksionojë.

Nëse për çfarëdo arsye iTunes ende nuk është duke funksionuar pas vendosjes së azhurnimit, AVG sugjeron restaurimin e skedarëve të fshirë të iTunes, prej AVG Virus Vault. Për ta bërë këtë përcillni këta hapa:

  • Hapni ndërfaqen e përdoruesit të AVG-s
  • Zgjidhni opsionin “Virus Vault” prej menysë “History”
  • Gjeni skedarin e iTunes që ishte larguar në mënyrë të parregullt dhe selektojeni (një klikim)
  • Klikoni në butonin “Restore”
LEXO EDHE:  Rrëzohen pretendimet se Apple dhe Amazon janë hakuar nga Kina

Lajmet e fundit>