Harduer

Aviate është një “ekran fillestar” që i përshtatet nevojave tuaja në Android

Publikuar , 29 Tetor 2013
0
Aviate është një “ekran fillestar” që i përshtatet nevojave tuaja në Android

Android: Aviate është një zëvendësim inteligjent i ekranit fillestar që është dizajnuar për të shfaqur informacione përkatëse varësisht se ku jeni dhe se sa është ora.

Ai kategorizon aplikacionet tuaja, kështu që janë të organizuara, shfaq informacionet e duhura dhe në këtë mënyrë nuk keni nevojë të kërkoni për to dhe duket mjaft mirë në proces e sipër.

Shumë nga zëvendësimet e ekranit fillestar dhe lëshuesve përqendroheshin kryesisht në ofrimin e një rruge për të personalizuar dhe rregulluar ekranin tuaj fillestar pa u përqendruar shumë në vegël.

Kjo është mirë, por Aviate ndërmerr një qasje tjetër. Nëse jeni në palestër, ai do të shfaqë aplikacionet për ushtrime që të mund t’i përdorni në shpejtësi. Kur zgjoheni, do të ju paraqes gjërat për atë ditë, si moti, takimet apo detyrat e ardhshme dhe çdo gjë të cilën nuk e keni parë mbrëmë.

Kur shkoni në punë, aplikacionet tuaja për produktivitet shfaqen në qendër. Madje, Aviate e realizon tërë këtë duke ndryshuar automatikisht ndërfaqen e ekranit tuaj fillestar, kështu që është aplikacion i dobishëm kurdo që e kapni telefonin tuaj.

Aplikacioni i kushton vëmendje lokacionit tuaj, kohës gjatë ditës, kalendarit dhe të dhënave të tjera që i keni ruajtur për t’iu përshtatur nevojave tuaja në një mënyrë proaktive.

Secila “kartë” me vegla, informacione ose grumbuj të aplikacioneve mund të editohen, kështu që, nëse e pëlqeni atë që e rekomandon Aviate për ju, ju mund ta përshtatni atë sipas dëshirës.

Madje, aplikacion ju rekomandon aplikacionet e reja për t’i provuar që mendon se do të jenë mbase të mundshme që të pëlqehen nga ju në bazë të atyre që i keni instaluar dhe aplikacioneve të popullarizuara në mesin e përdoruesve të Aviate.

LEXO EDHE:  85 aplikacione të cilat pushtojnë telefonët me reklama kanë marrë 8 milionë shkarkime në Android

Skuadra prapa aplikacionit ka shkuar deri në atë masë sa ta bëjë një dizajn të pastër dhe elegant dhe për ta mbajtur shpenzimin e paktë të baterisë (zhvilluesit thonë që përdor bateri më pak se sa aplikacionet e rrjeteve të popullarizuara sociale si Twitter ose Facebook), kështu që përdorimi i Aviate nuk do të ju ngadalësojë.

Ende, është në versionin beta dhe duhet të zhvillohet ende. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”gVDEq5ZKssM”]

aviate

Tags >

android
Lajmet e fundit>