Lajmet

Azhornimi Belle Refresh për Nokia N8, E7, C7, X7…

Publikuar , 28 Gusht 2012
0
Azhornimi Belle Refresh për Nokia N8, E7, C7, X7…

Lajme të mira për përdoruesit e smartfonëve Nokia.

Nokia, në forumin e saj zyrtar, njoftoi se ka filluar lëshimin e azhornimit në Nokia Belle Refresh për modelet E7, C7, X7, C6-01 dhe Oro.

Belle Fresh sjell shfletues ueb të ri më mbështetje të përmirësuar për aplikacione ueb të bazuara në teknologjinë HTML 5 dhe widget-e të reja për ekranin fillestar (home screen).

Po ashtu, në këtë azhornim do të gjenden edhe aplikacionet Microsoft Office Mobile dhe Maps Suite 2.0.

Azhornimi do të jetë i mundur përmes OTA (Over-The-Air) apo veglës Nokia Suite, kurse disponueshmëria do të varet nga zona dhe operatori. Të parët në rend do të jenë pajisjet pa pagesë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Televizori 8K i Sony që kushton plot 70,000 dollarë

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>