Lajmet

Azhurnimet e fundit për Facebook Timeline

Publikuar , 01 Gusht 2012
0
Azhurnimet e fundit për Facebook Timeline

Facebook po e kalon shfaqjen e fotove në një nivel të ri. Tashmë, mund të listoni fotot tuaja të preferuara dhe t’i bëni ato të shfaqen 4 herë më të mëdha. Ky riprojektim do të fillojë në ditët në vazhdim dhe do të jetë një sistem më i mirë navigimi për të nxjerrë në pah fillimisht fotot e etiketuara të përdoruesve në vend të një liste albumesh.

Me këtë ndryshim Facebook i afrohet më tepër përdorimit të fotove në jetën reale, duke bërë një paralelizëm midis fotove të preferuara që do të shfaqen tashmë më të mëdha, me ato që na pëlqejnë më tepër në jetën reale dhe që shkojmë t’i rregullojmë tek fotografi.

Gjithsesi, azhurnimi nuk shfaq automatikisht fotot që kanë marrë më tepër pëlqime apo komente, ashtu siç i klasifikon Google+. Nëse për momentin, kur klikohet tek fotot e një personi shfaqen fillimisht albumet dhe poshtë tyre fotot e etiketuara të tij, tashmë kjo renditje do të ndryshojë. Ky seksion do të ndahet në tre shirita:

‘Fotot tuaja’ ose ‘Foto ku jeni etiketuar nga dikush tjetër’

‘Foto’ që keni ngarkuar pa bërë etiketime

Albumet

Ky ndryshim bëhet për arsye se praktikisht, kur shkojmë tek profili i dikujt, kërkojmë të shohim foto ku ai është etiketuar. Nga ana tjetër, për t’u siguruar që miqtë të shohin foton ku kemi dalë më bukur apo ato ku shfaqim aftësitë tona fotografike, mund të klikojmë butonin ‘highlight’ të një fotoje dhe ajo do të transformohet menjëherë në një madhësi 4 fish.

Faktikisht, ky opsion për zmadhimin e postimeve ekziston që tani në Timeline, por azhurnimi për të cilin bëhet fjalë u dedikohet fotove duke i bërë ato të bien më tepër në sy sesa me opsionin aktual. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kriptomonedha e Facebook gjen mbështetjen e emrave të mëdhenj

Lajmet e fundit>