Harduer

Baba i iPod, krijon “iPod’in e termostateve”

Publikuar , 25 Tetor 2011
0
Baba i iPod, krijon “iPod’in e termostateve”

Nest” një termostat i programueshëm me vlerë prej 249 dollarë që gjithashtu mund të programojë vetën, është i lehtë për tu përdorur nga përdoruesit të cilët e përshtatin kur zgjohen në mëngjes, shkojnë në punë dhe kthehen prej punës në shtëpi, e bien në gjumë. Megjithatë, më vonë njësia do të mësojë mostrat dhe do të përshtat temperaturën në nivele të duhura në mënyrë automatike. Nëse shkoni për një udhëtim, termostati do të kuptojë se shtëpia është  e thatë dhe do të vë në funksion modusin për kursim të energjisë si për ngrohje ashtu edhe për ftohje të ajrit.

90% e termostateve të programueshme rrallë apo kurrë nuk programohen, edhe pse EPA parashikon se programimi i një termostati për të reduktuar nxehtësinë apo ftohjen gjersa janë jashtë shtëpisë mund të shkurtojë deri në 15% faturën e ngrohjes dhe ftohjes.  Duke e bërë më të lehtë për të programuar temperaturën, termostati i Fadell mund të sjellë një ndikim shumë më të madh në humbjen e energjisë dhe në shpenzimet për fatura sesa konkurrentët e tjerë. Ai u ka thënë disa publikimeve tjera se përdoruesit mund të presin deri në 30% shkurtime të faturave.

“Nëse nuk e bëni të bukur, njerëzit nuk e pëlqejnë” tha Fadell për Wired. “Unë dëshirojë të jetë një stoli në mur. Njerëzit mund të vijnë dhe t’ju pyesin se çfarë është ajo, dhe ju mund të filloni.. “Oh, shikoje këtë”. 

Termostati është sikurse një stoli e rrumbullakët. Në vend të numrave të lodhur, temperatura në të është e shfaqur me ngjyrë dhe me numra të mëdhenj, në mes. Për ta përshtatur ju sillni rrethin përreth stolisë dhe më pas ai kthehet i kaltër kur e bëni temperaturën më të ftohtë dhe bëhet i kur ngrohni ambientin. Një imazh i vogël pa penguar u sugjeron përdoruesve opsione për shpenzime eficiente. 

LEXO EDHE:  Huawei premton telefonin 5G më të fuqishëm në botë por kush do të guxojë ta blejë

Nëse përdoruesi harron të përshtat temperaturën para se të dal prej shëtisë, pajisja mund të kontrollohet përmes një pajisje që ka qasje në internet, qoftë përmes një aplikacioni në iPhone apo Android. “Nest është iPod’i i termostateve” tha Levy.

Një termostat mbetet termostat dhe pavarësisht kësaj ky i Fadell’it kushton 100 dollarë më shtrenjtë se konkurrenca. A mund të tërheq vëmendjen një produkt i inspiruar nga Apple, për tu larguar prej produkteve të lodhura e tradicionale? Mbetet të shihet në ditët kur pajisja do të del në treg, gjatë muajit nëntor. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>