Lajmet

Baidu dhe Qihoo ofrojnë tashmë 1TB hapësirë të lirë në cloud

Publikuar , 31 Gusht 2013
0
Baidu dhe Qihoo ofrojnë tashmë 1TB hapësirë të lirë në cloud

Mendoni se Dropbox dhe Box janë tepër bujare me hapësirën e tyre në cloud? Prisni derisa të dëgjoni se kinezet Baidu dhe Qihoo ofrojnë tashmë 1TB hapësirë të lirë.

Shërbimet në cloud ofrojnë shpeshherë kapacitete të caktuara pa pagesë si një mënyrë për të tërhequr përdoruesit të regjistrohen në shërbimin e tyre – Dropbox për shembull ka ofruar hapësira nga 25 – 50GB si pjesë e promocioneve në bashkëpunim me Samsung dhe HTC, ndërsa Box ka ofruar 50GB hapësirë të lirë, e së fundmi edhe Microsoft ka rritur kapacitetin që ofron për përdoruesit e SkyDrive Pro nga 7GB në 25GB.

Njerëzit mund të mendojnë se 50GB është “goxha hapësirë”, por jo. Në Kinë, gjigantët e teknologjisë Baidu dhe Qihoo 360 po u ofrojnë aktualisht përdoruesve 1TB.

Po, pikërisht një terrabyte. Sigurisht, të dyja kompanitë u kërkojnë përdoruesve të kalojnë disa hapa para se të marrin këtë hapësirë masive.

Fillimisht, duhet të kaloni përmes një faze të komplikuar regjistrimi, dhe Baidu u kërkon përdoruesve të paguajnë 1RMB (rreth $0.15). Gjithsesi, pas disa klikimesh dhe aprovimesh, është atje, 1TB hapësirë e lirë.

Vlen të përmendet fakti se 1TB hapësirë duhet të kenë patjetër edhe disa premtime sigurie dhe privatësie, megjithatë, shumë njerëz mund të mos rrezikojnë aq shumë sa të vendosin të dhëna sensitive në këto shërbime kineze.

Gjithsesi, mos harroni se edhe Dropbox është spekuluar se ka lidhje me programin PRISM të NSA-së. (PCWorld Albanian)

cloud

LEXO EDHE:  Shqipëria dhe Kosova ndër vendet me koston më të ulët për gërmimin e Bitcoin në Evropë

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>