Biznes

Ballmer: Shitja e pajisjeve Windows Phone është pesë herë më e mirë

Publikuar , 08 Janar 2013
0
Ballmer: Shitja e pajisjeve Windows Phone është pesë herë më e mirë

Steve BallmerMicrosoft-i asnjëherë nuk ka shpërndarë bujarisht informacione rreth shitjeve të pajisjeve Windows Phone, që në njëfarë mënyre edhe është e kuptueshme. Nëse diçka nuk shkon sipas planit, atëherë për këtë nuk është e dëshirueshme që të diskutohet shumë.

Pasi që gjenerata e dytë e sistemit operativ Windows Phone e pa “dritën e diellit”, Steve Ballmer u bë më me humor dhe disa informacione i ndau me botën.

Gjatë prezantimit të procesorëve Snapdragon 600 dhe Snapdragon 800 nga Qualcomm, u shfaq edhe vet Ballmer dhe i bëri me dije audiencës së shitja e pajisjeve Windows Phone gjatë Krishtlindjeve ishte pesë herë më e mirë, se të njëjtës periudhë e të njëjtës festë.

Se sa copë janë shitur nga pajisjet Windows Phone tani për tani nuk është bërë e ditur, kurse rezultatet të cilat priten me padurim janë, natyrisht, ato të Nokia-s.

Deri më tani, zyrtarët e Nokia-s në disa raste kanë deklaruar se shitjet e Lumia 920 po shkojnë për mrekulli, por për çdo koment do të duhet të pritet raporti zyrtar financiar për tremujorin e katërt. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gazetaret femra në Ballkan përballen me abuzime online

Lajmet e fundit>