Biznes

Ballmer thotë se konkurrimi me Apple iPad është prioriteti kryesor i Microsoft

Publikuar , 30 Korrik 2010
0
Ballmer thotë se konkurrimi me Apple iPad është prioriteti kryesor i Microsoft

“Ne duhet të lëvizim gjërat me Windows 7 në tablet” tha Ballmer pranë analistëve financiar në një takim në qendrën e Microsoft në Seatle.

“Duhet të lëvizim gjërat në këto momente, me partnerët tanë harduerik. Sapo ata të jenë gati, ata do të fillojnë me dërgesat. Ne dëshirojmë të sjellim produkte të cilat njerëzit vërtetë dëshirojnë t’i blejnë”. Ballmer tha se ai ishte i impresionaur nga ipad, që është shitur më mirë sesa që do të kishte pasur qef ai.

“Ne mendojmë gjërat në një aspekt konkurrence. Ne duhet t’i lëvizim gjërat, ngjashëm sikurse që kemi lëvizur me netbook” tha ai. “Gjersa po folim këtu, gjërat janë duke lëvziur atje, dhe puna për harduerin tonë po vazhdon me partnerët tanë. Windows 7 po avancohet për të punuar me harduerin e ri slate” u shpreh Ballmer.

Komentet e Ballmer arrijnë një javë pasi Microsoft ka hedhur poshtë planet për të dërguar në treg, një tablet të sajin me dy ekrane të quajtur Courier. Një ekip i veçantë brenda kompanisë ka qenë duke punuar në prototipin sekret, por Microsoft ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë me projektin Courier, duke theksuar se ishte vetëm një prej shumë ideve që po hulumtonte, dhe se “nuk ka plane” për ta ndërtuar pajisjen në këtë kohë.

LEXO EDHE:  Autoritetet Gjermane ndalojnë shitblerjen e aksioneve të huazuara në Wirecard

Lajmet e fundit>