Vëzhgim

Ban.jo me 500,000 shkarkime

Publikuar , 27 Dhjetor 2011
0
Ban.jo me 500,000 shkarkime

 

 

Për ta përdorur versionin online, ju thjesht duhet të shtypni ndonjë qytet ose kodin postuar për të hulumtuar se çfarë janë duke thënë dhe bërë njerëzit në kohë reale. Dhe nëse ju jeni duke e përdorur një shfletues modern të uebit që e mbështet gjeolokacionin, ju gjithashtu mund ta përdorni shërbimin online për t’i parë ata që janë afër vendndodhjes tuaj. Uebfaqja është e dizajnuar ngashmërisht me dizajnin e versioneve për celularë.

Sipas bashkëthemeluesit të Banjo, Damien Patton, përdorimi i aplikacionit ka tejkaluar pritjet e skuadrës. Ata kishin për qëllim që t’i mbërrinin 400,000 shkarkime deri në fund të këtij viti, por përfundoi duke i marrë 500,000 shkarkime përpara se të përfundojë ky vit, gjashtë muaj pas lëshimit. (Ky numër paraqet numrin kombinimin e numrit të shkarkimeve për iOS dhe Android).

Patton shton që ndërmarrja ka parë rreth 1 milion alarme nga miqtë në muajin e vet të parë, duke iu referuar veçorisë së re që ju tregon nëse shokët kyçen në rrjetet shoqërore dhe janë afër jush.

Banjo tani është duke u përqendruar në shtimin e mbështetjes për gjuhë shtesë. Ai së fundi shtpi spanjishten dhe sapo është shtuar verisoni në turqisht  dhe italisht i aplikacioni për Android, e kjo pritet që të përcillet në iPhone gjatë janarit.

Ju mund ta shihni versionin e uebifikuar të Banjo këtu./pcworldalbanian

 

 

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>