Lajmet

Bandat Shqiptare në Britani po përdorin kriptomonedhat për të pastruar para

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Shtator 2019
0
Bandat famëkeqe Shqiptare në Britani kanë gjetur një mënyrë të re për të gjeneruar të ardhura. Ato po përdorin kriptomonedhat për të pastruar paratë. Bandat Shqiptare në Britani po përdorin kriptomonedhat për të pastruar para

Bandat famëkeqe Shqiptare në Britani kanë gjetur një mënyrë të re për të gjeneruar të ardhura. Ato po përdorin kriptomonedhat për të pastruar paratë dhe vështirësuar punën policisë.

Në fakt bandat Shqiptare janë të implikuara thellë në tregun Britanik të kokainës, një biznes i përllogaritur në 6.23 miliardë dollarë në vit. Rrjeti i bandave kriminale  Shqiptare është një prej më të sofistikuarave në Evropë me lidhje të forta me kartelet Kolumbianë.

Shitësit e rrugëve të këtyre bandave, njohur si Hellbanianz gjithashtu po përdorin median sociale për të rekrutuar anëtarë të rinj dhe fituar qindra mijëra ndjekës në Instagram në proces. Disa të burgosur madje po postojnë foto edhe nga qelitë e tyre.

Sot, kriminelët e Ballkanit kanë filluar të përdorin teknologjinë financiare për të qëndruar një hap përpara autoriteteve. Shefi Britanik i Krimit të Organizuar Peter Goodman, raportoi së fundi se inteligjenca ka gjetur që bandat Shqiptare po përdorin bitcoin dhe kriptomonedha të tjera për të pastruar paratë.

Rritja e përdorimit të teknologjisë nga krimi i organizuar do të thotë se autoritetet policore duhet të aplikojnë një qasje të re për tu bërë ballë bandave. Autoritetet po përpiqen të përmirësojnë teknikat e tyre parashikuese.

Marrëdhënia mes kriptomonedhave dhe krimit të organizuar është komplekse. Kriptomonedhat konsiderohen një problem kur bëhet fjalë për adresimin e pastrimit të parave.

Kriminelët janë në dijeni të mungesës së rregullimit të sistemit ndërkombëtar të kriptomonedhave dhe po shfrytëzojnë këto hendeqe për të mbrojtur aktivitetin e tyre.

Sipas Michael Oghia, një ekspert i mbikëqyrjes së internetit, tha se ndërsa kriptomonedhat ofrojnë përftime të mëdha, gjithashtu mund të përdoren nga aktorë të këqij.

LEXO EDHE:  Shfletimi pa reklama do të bëhet shumë më i shpejtë

Në rastin e kriptomonedhave, ato janë thjeshtë një zgjatim i një përplasjeje mes aktorëve të këqinj dhe autoriteteve të sigurisë kibernetike. Kriptomonedhat përdoren nga krimi i organizuar për shkak se janë një teknologji e dizajnuar për të maksimizuar privatësinë, sigurinë, decentralizimin dhe anonimitetin.

Komponenti më kritik i kriptomonedhave është se përdorin një mekanizëm të decentralizuar i vështirë për tu ndjekur.

Megjithatë gjurmimi nuk është i pamundur dhe agjencitë ligjzbatuese janë duke përforcuar ekspertizën e tyre në këtë fushë. Ndërsa teknologjia evoluon, ashtu edhe mënyrat për të gjurmuar transaksionet. Në rastin e kriptomonedhave, transaksionet janë publike dhe të aksesueshme nga të gjithë përmes një regjistri blockchain.

Duke kombinuar detajet e transaksioneve dhe informacione të tjera analitike, agjencitë ligjzbatuese dhe ekspertët e sigurisë kibernetike kanë gjetur mënyra për të gjurmuar këto aktor edhe pse mbetet një proces shumë i ngadaltë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>