Biznes

Banka Botërore refuzon përdorimin e Bitcoin si monedhë zyrtare nga shteti i El Salvadorit

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Qershor 2021
Ditën e Mërkure Ministri i Financave të El Salvadorit kishte kërkuar mbështetje teknike me implementimin e kriptomonedhës si formë zyrtare pagesash. Banka Botërore refuzon përdorimin e Bitcoin si monedhë zyrtare nga shteti i El Salvadorit

Banka Botërore ka refuzuar një kërkesë të shtetit të El Salvadorit për ta ndihmuar në implementimin e Bitcoin si një monedhë zyrtare.

Institucioni ndërkombëtar arsyetoi refuzimin për mungesën e transparencës dhe impaktin mjedisor që gërmimit të Bitcoin.

Në fillim të muajit Qershor vendi i Amerikës Qendrore zbuloi planet për tu bërë i pari vend në botë që adopton bitcoin formalisht si monedhë zyrtare krahas dollarit Amerikan.

Vendimi i Bankës Botërore do të thotë se El Salvadorin e presin probleme me implementimin e monedhës.

Ditën e Mërkure Ministri i Financave të El Salvadorit kishte kërkuar mbështetje teknike me implementimin e kriptomonedhës si formë zyrtare pagesash.

Vendi është i pari në botë që e klasifikon Bitcoin si monedhë zyrtare ndërsa Presidenti e përshkruhen si moment historik. Një prej arsyeve për adoptimin e bitcoin si monedhë zyrtare janë lehtësitë në dërgesat jashtë vendit me kosto më të ulët dhe shpejtësi të lartë.

Ekonomia e El Salvadorit mbështetet fuqimisht në remitanca të cilat përbëjnë 20% të GDP-së së vendit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  MasterCard mbështet kriptomonedhat në sistemin e saj global të pagesave