Biznes

Banka e Anglisë paralajmëron për rreziqet e kriptoaseteve

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Dhjetor 2021
“Çmimi është tejet i luhatshëm dhe teorikisht mund të shkojë në zero,” tha Jon Cunliffe. Banka e Anglisë paralajmëron për rreziqet e kriptoaseteve

Rritja e shpejtë e përdorimit të aseteve kriptografike mund të përbëjnë rrezik për sistemin financiar tha Banka e Anglisë.

Nëse vlera e tyre bie me shpejtësi mund të ketë një efekt të rëndë goditës ndaj ekonomisë dhe sistemit financiar tha zëvendës guvernatori i Bankës.

Ai shtoi se institucioni në fjalë duhet të jetë gati përballë rreziqeve të tilla. Në Britani afro 2.3 milionë njerëz raportohet të kenë asete në kriptomonedha.

“Çmimi është tejet i luhatshëm dhe teorikisht mund të shkojë në zero,” tha Jon Cunliffe.

Ai foli edhe për rëndësinë e rregullimit dhe standardizimit të teknologjisë ndërsa shqetësimi më i madh mbetet integrimi në sistemin financiar ku një korrigjim i madh i çmimit mund të ndikojë në tregjet e tjera dhe lojtarët kryesorë të sistemit financiar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gërmuesit e kriptomonedhave shkaktojnë blackout energjitik në Kazakistan