Blog

Banka e Spanjës pre e një sulmi kibernetik

Publikuar , 27 Gusht 2018
0
Bëhet fjalë për një sulm DdoS i cili nuk ka efekt mbi funksionimin normal të Bankës Banka e Spanjës pre e një sulmi kibernetik

Uebsajti i Bankës së Spanjës ra pre e një sulmi kibernetik i cili bllokoi për disa orë aksesin në sajt tha një zëdhënës i bankës qendrore.

Zëdhënësi tha se sulmi nuk ka pasur efekt mbi shërbimet bankare apo sistemin e saj të komunikimit me Bankën Qendrore Evropian dhe institucionet e tjera.

Ai hodhi poshtë mundësinë e vjedhjes së të dhënave.

“Bëhet fjalë për një sulm DdoS i cili nuk ka efekt mbi funksionimin normal të Bankës,” tha zëdhënësi.

Sulmet DDoS janë një kategori sulmesh ku organizatori i tij bllokon aksesin në një rrjet për përdoruesit e tjerë duke e mbingarkuar me trafikat objektivin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i kufizimit të internetit Google Datally sjell hartat Wi-Fi

Lajmet e fundit>