Biznes

Banka JP Morgan, ekzekutivi i së cilës kritikonte Bitcoin lançoi një kriptomonedhë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Shkurt 2019
0
Sipas CNBC, JP Morgan transferon afro 6 trilion dollarë në mbarë botën dhe monedhën e re do ta përdorë për pagesat mes klientëve. Banka JP Morgan, ekzekutivi i së cilës kritikonte Bitcoin lançoi një kriptomonedhë

JP Morgan Chase, banka më e madhe Amerikane, ka krijuar kriptomonedhën e saj të quajtur JPM Coin.

Sipas CNBC, JP Morgan transferon afro 6 trilion dollarë në mbarë botën dhe monedhën e re do ta përdorë për pagesat mes klientëve.

Raporti thotë se JP Morgan mbështet idenë e një bote bankare bazuar në blockchain dhe përpara se të ndodhë është e nevojshme një mënyrë për të transferuar paratë.

Testimet e JP Morgan janë ndër të parat raste kur kriptomonedhat përdoren në botën e bankingut.

Përdoruesit e vetëm të kriptomonedhës së re do të jenë klientët e mëdhenj institucionalë si korporatat, bankat dhe brokerët.

JPM Coin është një monedhë e këmbyeshme për një dollar Amerikan. Klientëve do të jepet një monedhë e tillë vetëm kur të depozitojnë në bankë dollarët e tyre. Kur monedhat përdoren për një pagesë apo blerje në blockchain, banka shkatërron monedhat dhe u jep në këmbim klientëve të njëjtën sasi dollarësh.

Banka do ta përdorë monedhën e re në: pagesat ndërkombëtare për klientët korporativë; transaksionet e letrave me vlerë; për klientët të cilët përdorin shërbimet e thesarit të JP Morgan.

CEO i JP Morgan dhe Bitcoin

Megjithatë ajo që e bën lajmin e sotëm surprizues është se bëhet fjalë për të njëjtën bankë ku shefi i saj Jamie Dimon ka qenë një prej zërave më kritikë të kriptomonedhave, veçanërisht Bitcoin.

Në Shtator të 2017-ës Jamie Dimon në një konferencë investitorësh kishte thënë që bitcoin është mashtrim dhe e krahasoi me tulip maninë. Dhe nëse një tregtar i JPMorgan do të përdorë Bitcoin do ta pushonte menjëherë nga puna sepse i konsideronte të rrezikshëm dhe budallenj njëkohësisht.

Në Janar të 2018-ës në një intervistë për FOX Business, ai tha se ishte penduar për komentet e bëra për Bitcoin dhe shprehu besim tek teknologjia blockchain. “Impakti i blockchain është real por ICO-të duhet të verifikohen individualisht.”

LEXO EDHE:  Edhe Galaxy S8 dhe Note 8 do të përfitojnë nga pamja e re e Android-it lançuar nga Samsung

Në një intervistë për Harvard Business në Gusht të 2018-ës ai u shpreh: “Mbase nuk duhet të flas më për këtë temë. Por nuk është njëlloj si ari apo paratë prej letre. Këta mbështeten nga ligji, policia dhe gjykatat. Nuk mund të falsifikohen dhe ka firma mbi to. Blockchain nga ana tjetër është real. Ne jemi duke e testuar për ta përdorur për shumë gjëra.”

JP Morgan është një prej institucioneve financiare më të përfshira në hulumtimet për blockchain. Në fakt Qendra për Ekselencën e Bitcoin e cila udhëheq përpjekjet për zhvillimin e aplikimeve në blockchain pjesë e JP Morgan. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>