Biznes

Banka Qendrore Evropiane: Kriptomonedhat si Libra të rrezikshme për sistemin financiar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Shtator 2019
0
Kriptomonedha Libra e Facebook është një nga më të njohurat në mesin e “stablecoin”, kriptomonedha të cilat mbështeten në asete si depozita tradicionale parash dhe bono qeveritare afatshkurtra. Banka Qendrore Evropiane: Kriptomonedhat si Libra të rrezikshme për sistemin financiar

Përpjekja e Facebook për të tërhequr kriptomonedhat drejt adoptimit masiv me projektin Libra u përball me më shumë skepticizëm ditën e Hënë kur një anëtar i Bankës Qendrore Evropiane tha se këto monedha përbëjnë rreziqe serioze.

Benoit Coeure u tha zyrtarëve të bankave qendrore nga mbarë bota se monedhat e reja virtuale që kanë filluar të shfaqen janë të patestuara dhe kërkon rregullime të forta.

Kriptomonedha Libra e Facebook është një nga më të njohurat në mesin e “stablecoin”, kriptomonedha të cilat mbështeten në asete si depozita tradicionale parash dhe bono qeveritare afatshkurtra.

Projekti Libra u prezantua në Qershor. Thuajse një dekadë që kur lindën që nga bitcoin, kriptomonedhat mbeten një sektor gjerësisht i parregulluar.

Komentet e Coeure erdhën gjatë një aktiviteti në Bazel ku një grup prej shtatë autoriteteve rregullatore të vendeve të G7 u mblodhën për të diskutuar rreth kriptomonedhave.

Ditën e Premte Ministrat Francez dhe Gjerman të Financave thanë gjatë një takimi me ministrat e eurozonës se Libra dhe kriptomonedhat e tjera përbëjnë rrezik serioz për konsumatorët, stabilitetin financiar e madje edhe sovranitetin monetar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriptomonedha e Facebook mund të debutojë më shpejt sesa keni menduar

Lajmet e fundit>