Lajmet

Banka Qendrore Evropiane rivalizon PayPal me sistemin e ri të transfertave TIPS për mbarë Evropën

Nov 30 2018
0 Shpërndarje
Transfertat realizohen në 10 sekonda dhe kushtojnë 0.002 euro. Banka Qendrore Evropiane rivalizon PayPal me sistemin e ri të transfertave TIPS për mbarë Evropën

Banka Qendrore Evropian lançoi ditën e Premte një sistem të ri i cili u lejon bankave të kryejnë pagesa të shpejta në mbarë Evropën duke i ndihmuar të konkurrojnë më mirë me PayPal dhe gjigandë të tjerë të teknologjisë.

Zhvilluar prej mëse një viti, sistemi TARGET Instant Payment Settlement (TIPS) bën të mundur transfertat në mbarë Evropën në pak sekonda pavarësisht orareve të punës së bankave lokale.

Firmat si PayPal, Google, Facebook dhe Amazon si dhe ato Kineze Alibaba dhe Tencent aktualisht dominojnë këtë shërbim në Evropë.

Kjo situatë ka shqetësuar ligjvënësit Evropian të cilët u frikësohen sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturave financiare apo marrëdhënieve të brishta ekonomike dhe diplomatike me presidentin Amerikan Donald Trump.

Deri tani këtij sistemi janë bashkuar 8 banka të vogla dhe të mesme nga Spanja, Gjermania dhe Franca.

PayPal tha se mirëpriste sistemin TIPS dhe bëri thirrje për më shumë bashkëpunim në industri. Transferta e parë me TIPS u krye të Premten mes një konsumatori të bankës CaixaBank në Spanjë dhe asaj Franceze Natixis.

Banka BBVA është i vetmi gjigand që i është bashkuar deri tani kësaj nisme. Transfertat realizohen në 10 sekonda dhe kushtojnë 0.002 euro. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>