Biznes

Banka Zvicerane UBS gjobitet me 3.7 miliardë euro në Francë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2019
0
UBS mohoi akuzat tha se kishte apeluar vendimin. Një rast i ngjashëm në Gjermani ndodhur mes viteve 2009 deri në 2014-ën dhe ishte pranuar nga banka. Banka Zvicerane UBS gjobitet me 3.7 miliardë euro në Francë

Gjigandi Zviceran i bankingut UBS është gjobitur me 3.7 miliardë euro nga një gjykatë Parisiene.

Gjykata arriti në përfundimin se banka Zvicerane kishte ndihmuar ilegalisht klientët e saj në Francë për të fshehur miliarda euro nga autoritetet financiare Franceze mes viteve 2004-2012.

UBS mohoi akuzat tha se kishte apeluar vendimin. Një rast i ngjashëm në Gjermani ndodhur mes viteve 2009 deri në 2014-ën dhe ishte pranuar nga banka.

Përveç gjobës prej 3.7 miliardë euro UBS është urdhëruar të paguajë edhe 800 milion euro dëm shtetit Francez.

Muajin e kaluar UBS raportoi 4.9 miliardë euro fitim gjatë 2018-ës.

Gjykata Franceze tha se banka më e madhe Zvicerane kishte ndihmuar klientët të pastronin paratë. Sipas prokurorëve Francezë këtë e kishte bërë në mënyrë sistematike në mbështetje të konsumatorëve të bënin evazion fiskal.

Hetimi ndaj bankës ka zgjatur për shtatë vite me radhë. UBS kishte refuzuar të paguante 1.1 miliardë euro për të mbyllur çështjen.

Në një deklaratë zyrtare UBS tha se kundërshtonte vendimin. Sipas bankës autoritetet Franceze nuk kanë dhënë asnjë provë për rastin.

Në 2009 në një rast të ngjashëm UBS pagoi 780 milion euro në SHBA dhe 300 milion euro në Gjermani. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google zbulon problem kritik sigurie në Mac përpara përditësimit

Tags >

bankat
Lajmet e fundit>