Biznes

Bankat e Wall Street po tërhiqen nga kriptomonedhat, tremben nga rënia e çmimeve

Dec 26 2018
0 Shpërndarje
Kanë qenë të shumta firmat të cilat thuhej se do të hynin në treg që nga fillimi vitit, por kjo ende nuk ka ndodhur. Bankat e Wall Street po tërhiqen nga kriptomonedhat, tremben nga rënia e çmimeve

Bankat e Wall Street-it po tërhiqen nga lançimi i produkteve që shfrytëzojnë kriptomonedhat pas rënies drastike në vlerë këtë vit sipas një raporti të Bloomberg.

Kanë qenë të shumta firmat të cilat thuhej se do të hynin në treg që nga fillimi vitit, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Një prej tyre është edhe Goldman Sachs. Në Maj u raportua se kompania ishte gati të lançonte një platformë tregtimi ku banka do të përdorte paratë e saj për të këmbyer me klientë të ndryshëm kontrata të lidhura me çmimin e bitcoin.

Në mesin e këtyre klientëve pritej që të ishin fonde investimi si dhe ofrtuesit e kontratave “futures” të bitcoin si CME Group dhe Cboe Global Markets në 2017-ën.

Sot një vit më pas një platformë e tillë nuk është lançuar.

Në Shtator u raportua se plani ishte braktisur por CFO i Goldman Sachs Martin Chavez kishte mohuar raportin.

Morgan Stanley gjithashtu kishte premtuar të ofronte derivate të bitcoin megjithatë pati fatin e premtimit të Goldman Sachs sepse asgjë nuk ka mbërritur në treg.

Kjo hije dyshimi që ka rënë mbi kriptomonedhat mund të ndryshojë vitin e ardhshëm. Bakkt, një shërbimi i mbështetur nga Intercontinental Exchange, kompania partnere e New York Stock Exchange ka premtuar të ofrojë kontratat e para “futures” të bitcoin më 30 Janar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Evropa gati planin për taksimin e gjigantëve të teknologjisë

Lajmet e fundit>