Lajmet

Bankat Gjermane distancohen nga verifikimi i veprimeve bankare përmes SMS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Korrik 2019
0
SMS OTP nuk është një mekanizëm SCA siç e tregon edhe tabela që kemi paraqitur. Një prej arsyeve pse autoritetet kanë filluar të largojnë SMS OTP është se sulmet me metodën “SIM Swaping” janë shtuar ndjeshëm. Bankat Gjermane distancohen nga verifikimi i veprimeve bankare përmes SMS

Disa banka gjermane prezantuan planet e tyre për tu larguar nga metoda e bazuar në SMS që dërgohen vetëm njëherë (OTP) si metodë për verifikimin e kyçjes në llogari bankare apo për verifikimin e transaksioneve.

Postbank ka vendosur të tërheqë këtë teknologji në Gusht, ndërsa Raiffeisen Bank dhe Volksbank do të bëjnë të njëjtën gjë në Vjeshtë.

Deutsche Bank dhe Commerzbank gjithashtu do të largojnë teknologjinë SMS OTP por nuk kanë dhënë një afat ndërsa Consorsbank në fund të vitit.

Arsyeja pse bankat po distancohen nga SMS OTP qëndron tek një ligj i ri që Bashkimi Evropian ka miratuar në 2015-ën dhe do të hyjë në fuqi në 14 Shtator të këtij viti.

Në 2015-ën BE-je rishikoi Direktivën Për Shërbimet e Pagesave, një set rregullash të cilat qeverisin pagesat online në BE. Ligji përmbante klauzola për mekanizma më të fuqishëm të verifikimit të veprimeve bankare nga konsumatorët.

Sipas tij tani e tutje veprimet e konsumatorëve në Evropë do të autorizohen duke përdorur një mekanizëm SCA. Bankat Gjermane ishin të parat që ju përgjigjen këtij ndryshimi.

Bankat

SMS OTP nuk është një mekanizëm SCA siç e tregon edhe tabela që kemi paraqitur. Një prej arsyeve pse autoritetet kanë filluar të largojnë SMS OTP është se sulmet me metodën “SIM Swaping” janë shtuar ndjeshëm.

Kriminelët kibernetikë kanë gjetur një mënyrë për të mashtruar operatorët celularë duke transferuar numrin në një kartë të re SIM me të cilën mund të marrin nën kontroll llogaritë online të përdoruesve përfshirë ato të bankave dhe bursave kriptografike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp Business mbërrin në iOS

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>