Biznes

Bankman-Fried, prindërit e tij dhe ekzekutivë të lartë të FTX kanë shpenzuar 300 milionë dollarë prona në Ishujt Bahamas

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Nëntor 2022
Këto prona, blerë nga një njësi e FTX, do të përdoreshin si rezidencë për personelin kryesor të kompanisë. Bankman-Fried, prindërit e tij dhe ekzekutivë të lartë të FTX kanë shpenzuar 300 milionë dollarë prona në Ishujt Bahamas

Sam Bankman-Fried, prindërit e tij dhe disa ekzekutivë të lartë të bursës FTX e cila falimentoi në fillim të muajit, kanë blerë të paktën 19 prona me vlerë 121 milionë dollarë në Ishujt Bahamas në dy vitet e fundit.

Avokatët e FTX thanë ditën e Marte se një prej njësive të kompanisë kishte shpenzuar 300 milionë dollarë duke blerë shtëpi, prona për pushime për stafin e lartë të kompanisë dhe FTX funksiononte njëlloj si çiflig personal i Bankman-Fried.

Shumica e blerjeve të FTX ishin shtëpi luksoze me pamje nga deti, përfshirë shtatë godina në një hapësirë të shtrenjtë turistike quajtur Albany me vlerë 72 milionë dollarë.

Këto prona, blerë nga një njësi e FTX, do të përdoreshin si rezidencë për personelin kryesor të kompanisë.

Dokumente të  një shtëpie tjetër me akses në plazh në Old Fort Bay, një hapësirë që dikur shërbente si qendra për mbrojtjen e Kolonive Britanike nga piratët, tregonte firmën e prindërve të Bankman-Fried, profesorëve të ligjit të Universitetit të Stanford Joseph Bankman dhe Barbara Fried.

Të pyetur nga agjencia e lajmeve Reuters pse çifti kishte vendosur të blinte një shtëpi në Ishujt Bahamas dhe me çfarë ishte paguar, një zëdhënës i profesorëve tha se Bankman dhe Fried ishin përpjekur t’ia rikthenin pronën FTX.

Ndërsa nuk është sekret se FTX dhe punonjësit e saj kishin blerë prona në Ishujt Bahamas, ku ndërtoi zyrat qendrore vitin e kaluar, regjistrat e pronave tregojnë për herë të parë shkallën e blerjeve dhe qëllimin e përdorimit të tyre.

Bankman-Fried është shprehur disa herë se ai jetonte në një shtëpi me 9 persona. Kolapsi i FTX, një prej bursave më të mëdha në botë të kriptomonedhave, ka ekspozuar 1 milionë kreditorë përballë miliarda dollarëve humbje.

LEXO EDHE:  Huadhënësi kripto BlockFi shpall falimentin

Ai në sekret të plotë kishte zhvendosur 10 miliardë dollarë jashtë bursës së FTX, ndërsa 1 miliardë dollarë prej tyre janë zhdukur.

Blerjet e pronave

Regjistrat e pronave u morën nga agjencia e lajmeve Reuters në Regjistrin Kombëtar të Ishujve Bahamas duke kërkuar informacion për Bankman-Fried, prindërit dhe disa ekzekutivë të kompanisë së tij.

FTX Property Holding Ltd, një njësi e FTX, kishte blerë 15 prona me vlerë 100 milionë dollarë në 2021 dhe 2022. Blerja më e madhe ishte 30 milionë euro për një shtëpi në Albany, një resort ku Tiger Woods mban një turne golfi çdo vit.

Blerje të tjera të mëdha ishin tre godina në One Cable Beach, një hapësirë plazhi në New Providence. Rekordet tregojnë se godinat kanë kushtuar mes 950 mijë deri në 2 milionë dollarë dhe u blenë nga Nishad Singh, një ish drejtues i ekipit të inxhinierisë së FTX, Gary Gang, bashkëthemelues i FTX dhe Bankman-Fried.

Dy prona të FTX Property ishin paraqitur si prona për përdorim komercial, një grumbull shtëpish prej 8.55 milionë dollarësh që shërbente si zyra qendrore e FTX dhe një tokë me hapësirë prej 2 hektarësh pranë bregut të detit. Kjo tokë e cila kushtoi 4.5 milionë dollarë qëndron sot bosh. /PCWorld Albanian