Vëzhgim

Barcelona kampione edhe në Google

Publikuar , 25 Dhjetor 2011
0
Barcelona kampione edhe në Google

2011-ta është në prag të përfundimit dhe me gjithë të veçantat e tij, ajo ka një të përbashkët me vitet e kaluara. Edhe ky edicion kaloi nën mbizotërimin e Barcelonës në fushë por edhe jashtë saj.

Uebfaqja zyrtare (www.fcbarcelona.com) e klubit kampion absolut në futboll nga viti 2011, ka publikuar një statistikë interesante që konfirmon dominimin e skuadrës së Pep Guardiolës që përveç titujve të shumtë të fituar në fushë, duket se ka edhe epitetin e kampionit në internet.

Sa i përket ngjarjeve, brenda kontekstit të futbollit, tri termet më të kërkuara në Spanjë për 2011-ën në uebfaqen www.google.com kanë të bëjnë me Barcelonën: finalja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit, Eric Abidal dhe Thiago Alcantara.

Finalja e Ligës së Kampionëve 2011

Ky ishte termi më i kërkuar në Google nga shfrytëzuesit e internetit në Spanjë për këtë vit. Shumë shfrytëzues ishin të interesuar për rrjedhën e ndeshjes që përfundoi 3-1 në favor të Barcelonë falë një loje të shkëlqyeshme përballë kampionit të Premierligës.

Eric Abidal: Emri i parë i një futbollisti në listë, para sulmuesit brazilian të Santosit, Neymar.

Goli i tij i parë zyrtar për Barcelonën, njoftimi për operacionin ndaj kancerit në mëlçi, rikthimi i tij kundër Real Madridit dhe imazhi i tij duke ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve në Wembley ishin faktorët kryesorë për famën e tij në internet.

Thiago Alcantara: Depërtimi i suksesshëm i tij nga skuadra e të rinjve në atë seniore nuk kaloi pa u vërejtur. Thiago Alcantara nënshkroi kontratë me ekipin e parë, bëri paraqitje të shkëlqyeshme për reprezentacionin U-21 të Spanjës në triumfin e tyre në Kampionatin evropian dhe vazhdoi me lojëra mbresëlënëse për Barcelonën duke u bërë i kërkuar edhe në internet.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lista kompletohet nga çmimi i golashënuesit më të mirë në Spanjë (i dyti), Neymar i katërti, mesfushori i Real Madridit Nuri Sahin në pozitën e pestë para Alcantaras.

Euro 2012 gjendet i shtati, ish mbrojtësi i Real Madridit, aktualisht në Benfica, Ezequiel Garay, Rezultatet e ligës së dytë spanjolle dhe Liga Adelante kompletojnë top 10-en.

Top 10 kërkimet në Google:

1. Finalja e Ligës së Kampionëve 2011

2. Pichichi Liga BBVA

3. Eric Abidal

4. Neymar

5. Nuri Sahin

6. Thiago Alcantara

7. Euro 2012

8. Ezequiel Garay

9. Rezultatet e Secunda Division

10. Liga Adelante

Lajmet e fundit>