Analiza

Barcelona është ekipi më i popullarizuar në Facebook

Publikuar , 24 Nëntor 2010
0
Barcelona është ekipi më i popullarizuar në Facebook

Real Madrid, rivali i përbetuar i Barcelonës në Ligën Spanjolle, është ekipi i dytë më i popullarizuar në faqen e Facebook me mbi 6 milion fansa, kurse Manchester United që ende nuk ka arritur në pesë milion fansa, është në vendin e tretë. Kështu thuhet në një deklaratë të postuar në ueb faqen e FC Barcelona.

“Kjo është dëshmi e mëtutjeshme se FC Barcelona është ekipi më i përkrahur sportiv anembanë botës, dhe atë larg para konkurrencës” thuhet në postim.

Faqja e FC Barcelona në Facebook ka arritur që të ketë më së shumti fansa nga Spanja, ndërsa pasojnë Indonesia, Turqia, Franca, SHBA dhe diku në renditje me numër të fansave futet edhe Kosova, edhe pse nuk është e përfshirë në statistika, por dihet se ky klub sportiv ka edhe në vendin tonë fansa të shumtë.

Më shumë se 80 e fansave të klubit në faqe ishin meshkuj nën moshën 35 vjeçare, ndërsa si klub FC Barcelona i është bashkangjitur rrjetit social në nëntor të vitit 2009.

Ekipi i katërt më i popullarizuar sportiv në Facebook me mbi katër milion fansa është ekipi i basketbollit, Los Angeles Lakers.

Ndërsa si duket ky lajm ka arritur në një moment jo fort të përshtatshëm për shkak se entuziastët e sportit veçse kanë filluar debatet dhe po përgatiten për sfidën mes Barcelonës dhe Real Madrid, që do të mbahet me 29 nëntor të këtij viti. Ky duel pritet që të jetë i përcjellë nga miliona shikues anembanë botës, online apo pranë TV-së. /pcworld.al

LEXO EDHE:  5G ende nuk ka mbërritur dhe njerëzit kanë filluar të flasin për 6G

Lajmet e fundit>