Analiza

Barnat Online: Ndoshta të ligjshme, por edhe të rrezikshme

Publikuar , 23 Korrik 2009
0
Barnat Online: Ndoshta të ligjshme, por edhe të rrezikshme

Me disa pika të një lëngu haluçinogjen dhe pak inçens në ajër, Frank Ramirez transporton veten në një botë tjetër. Me sytë e mbyllur dhe këmbët e kryqëzuara, ai thotë se së pari ndjen nxehtësi dhe ngazëllim. Pastaj droga i vërshon në kokë dhe ai bëhet “një me dhomën”, i aftë për folur edhe me të afërmit e vdekur.

“Nganjëherë qaj apo qesh”, thotë Ramirez. “Është një udhëtim shpirtëror. Një kalim i vogël në një botë të mrekullueshme, të cilën ende nuk e njohim.”
Ramirez është i droguar, por ama nuk ka thyer asnjë ligj në Teksas, ku ai jeton. Ka gëlltitur Salvia divinorum, një anëtar dikur i panjohur i familjes së mentes, që shamanët asketikë të Amerikës Qendrore e kanë përdorur për shekuj. Sot ky bar mund të blihet në internet, njësoj si një libër dhe është prezent në një numër të madh videosh në YouTube ku shihen ca të rinj e shkollave të mesme dhe kolegjeve të hutuar dhe trullosur. (find.pcworld.com/62330). Trafiku në faqet që shesin Salvia dhe barëra tjera po rritet çdo ditë e më shumë.

Kur bëhet fjalë për droga që manipulojnë gjendjen shpirtërore të përdoruesit, Salvia është vetëm maja e ajsbergut. Në një kohë kur autoritetet janë po godasin fort shitjet ilegale të steroideve dhe barnave me recetë në Web, shitja e substancave si kratom dhe prickly poppy, të cilat sjellin një efekt thuajse dhe një goditje psikike, po lulëzon në internet. Autoritetet kanë nisur ta marrin seriozisht këtë situatë.

Ligjshmëria në mëdyshje
Shumica e këtyre substancave janë legale në shumicën e Shteteve të Bashkuara, por situata po ndryshon shpejt, veçanërisht për Salvia. Deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli 13 shtete kanë vendosur rregulla dhe ligje për rregullimin e këtyre barërave; në pritje ndodhen disa shtete të tjerë, duke përfshirë këtu edhe Teksasin. Zyrtarët federalë po shohin gjithashtu vendosjen e rregullave dhe për Salvia.

Dyqanet online si Bouncing Bear Dotanicals (www.bouncingbearbotanicals.com) dhe Psychoactive Herbs (www.psychoactiveherbs.com) shesin një gamë substancash, që arrijnë të japin efekte të fuqishme psiqike. Në Psychoactive Herbs, për shembull mund të blini kratom, që në faqe përshkruhet si “zëvendësim i opiumit” e që prodhon një ndjenjë euforie. Vjeshtën e kaluar, në eBay është shitur Salvia, një substance me efekt të shpejtë, që shkakton halucinacione e që nga shkencëtarët krahasohet me LSD, dhe shitet për 15$ për një gram. Shtatorin e kaluar eBay vendosi ndalimin e shitjes së substancave të tilla.

Substancat e testuara

PC World bleu 19 nga këto substanca psikoaktive, nga disa burime online (shikoni find.pcworld.com/62331 për fotografitë nga afër të këtyre substancave). Më pas i kërkuam kërkuesve në National Center for Natural Products Research (NCNPR) në Universitetin e Misisipit, të analizonin ato që kishim blerë dhe për të na shpjeguar rrezikun e përdorimit të këtyre substancave. Vendimi i tyre: Shumica e substancave, rrënjët e përziera, kërpudhat dhe gjethet, nga e gjithë bota, vërtet mund t’ju japin the high. Nga ana tjetër, disa prej tyre mund t’ju sëmurin apo edhe t’ju vrasin. Për më shumë informacion rreth këtij hulumtimi vizitoni find.pcworld.com/62333.

LEXO EDHE:  30 miliardë dollarë të investuara dhe shumica e ICO-ve nuk kane dhënë asgjë

“Me disa prej këtyre substancave, është sikur të luani ruletë ruse me jetën”, shpjegon Dr. Ikhlas Khan, asistent i drejtorit në NCNPR. “Me të tjerat rreziku është i njëjtë me pirjen e duhanit.”

Është e pamundur të dihet rreziku specifik pa bërë analiza laboratorike. “Ka shumë keqinformim në internet rreth këtyre substancave dhe efektit që ato shkaktojnë kur përdoren.”

Nëse kërkoni “Salvia” në YouTube do të gjeni qindra dëshmi nga njerëzit që e kanë përdorur këtë drogë. Në faqet si Neuro Soup (www.neurosoup.com) mund të gjeni udhëzimet hap-pas-hapi se si të nxirrni helm nga bretkosa e Colorado River dhe të nxirrni haluçinogjen të fuqishëm në formë natyrale. Nuk mund të gjeni Bufo alvarius afër jush? Shkoni në Bear Botanical dhe do mund të blini një bretkosë për 150$ ose një “çift mashkull dhe femër” për 250$.
Pronari i Bouncing Botanicals, Jon Sloan thotë se shitjet në faqen e tij janë rritur në mënyrë të konsiderueshme gjatë viteve të fundit, por ai nuk pranon të japë shifra. Faqet tjera si Herbal Fire (www.herbalfire.com) dhe Shaman’s Garden (www.shamansgarden.com) nuk iu përgjigjën kërkesave tona për koment.
Duke gjykuar nga të dhënat për numrin e vizitave, faqet janë duke u rritur për nga popullariteti i tyre. Kompanitë e monitorimit të trafikut Compete dhe Quantcast shfaqin rritje të vizitorëve gjatë viteve të kaluara në disa site që shesin barëra legale.
Sipas Compete, numri i vizitave unike në Bouncing Bear Botanicals është rritur me 32 përqind gjatë viteve të kaluara, duke arritur në 37,000 në muaj që është pothuajse e njëjtë me Cheetos.com e Frito-Lay.

Shitësit: Kujdes me produktet

Faqet që shesin këto produkte janë të kujdesshme në vendosjen e lajmërimeve që njerëzit të mos i konsumojnë. Vërejtja e HerbalFire.com është tipike: “Asnjë prej produkteve që shiten nuk janë për konsum nga njerëzit.” Faqja shton gjithashtu se këto “shiten për qëllime kërkimesh, edukim dhe propagandë.”
Ligjbërësit, ekspertët e abuzimit me drogat dhe vizitorët e këtyre faqeve thonë se askush nuk i kushton shumë në rëndësi paralajmërimeve.

“Këto komente janë qesharake”, thotë Dr. Howard Samuels, drejtor ekzekutiv i Wonderland Center, nga qendra për rehabilitim nga droga, në Los Angeles.
Faqet si Salvia Dragon (www.salviadragon.com) postojnë komente për produktet e tyre. “Më duket sikur largohem nga trupi dhe pastaj rifutem te ai, si të ishte një robot,” shkruan një nga vizitorët.

LEXO EDHE:  Cilët janë uebsajtet më të vizituara në gjithë botën?

“Ky është një rast klasik ku ligjet janë një hap prapa internetit,” thotë Samuels. Për shumë njerëz në rrezik kjo është një thirrje për të eksperimentuar dhe një aksident që pritet të ndodhë.”

Nuk është si farat e manushaqeve

Adoleshentët e vendosur dhe kërkuesit e emocioneve të forta të të gjitha moshave kanë eksperimentuar gjatë me mënyra legale për të arritur sa më shumë “lart”, nga e ngrëna e farave të manushaqes deri te pirja e hithrave si cigare. Por ekspertët thonë se interneti i ka ndryshuar gjërat. Rrjeti e ka bërë më të lehtë gjetjen e produkteve që më herët kanë qenë vështirë të gjenden, gjithashtu po i bën substancat e forta më të lehta për t’i gjetur, për t’u informuar për to e për t’i blerë.

Teknikat e përdorura për të rritur efektin e barërave janë përmirësuar. Ekspertët thonë se shitësit kanë mësuar të izolojnë dhe forcojnë shumë nga elementet psikoaktive brenda barërave, duke i shitur me një efekt të rritur me 10 deri 30 herë. Salvia shitet e përforcuar për 50 herë dhe kratom me 30 herë. “Ky nuk është i njëjti mall që fëmijët blinin para disa vitesh. Këto janë dizajnuar për të arritur efektin maksimal”, thotë Samuels.

Sloan nga Bouncing Bear Botanichals thotë se arritja e internetit në vende si Amerika Qendrore i ka mundësuar fiseve të ndryshme të futen online dhe t’u shesin shpërndarësve të mëdhenj barërat që rriten vetëm në zonat e tyre. “Krejt papritur, me një PC të lidhur me dial-up në internet, këto fise të izoluara kanë mundësi të shesin barishtet që gjenden lehtë pranë tyre”, thotë Sloan.

Federalët po hetojnë

Çfarë kanë për të thënë rreth kësaj agjencia për parandalimin e drogave e SHBA-së? Tani për tani shumë pak. Zëdhënësi i DEA (Drug Enforcement Agency) thotë se disa nga drogat në shitje janë “nën vëzhgim” nga DEA për momentin, por mbeten legale sipas ligjeve federale. Waite thekson se DEA ka në shënjestër Salvia dhe është duke shqyrtuar mundësinë të përdorë Ligjin për Substancat e Kontrolluara dhe të bëjë posedimin e Salvia ilegal. “Vetëm sepse diçka nuk është ilegale apo e rregulluar nga rregullativat e DEA, nuk do të thotë se nuk është e rrezikshme,” thekson Waite.

Administrata e ushqimit dhe drogave ka të njëjtin pozicion. Zëdhënësi i FDA, Michael Herndon thotë se barishtet, kërpudhat dhe farat të shitura në internet nuk duhet të jenë të aprovuara nga FDA, para se të ofrohen për shitje. Por, përveç kësaj, Herndon thotë se nëse FDA merr ndonjë ankesë se dikush është sëmurë nga përdorimi i asaj që kanë blerë, FDA duhet të konsiderojë hetimin e atij produkti.

LEXO EDHE:  Aksesi në internet, teknologjia më e përdorur DSL

Lëndimi apo vdekja, të rralla

Incidentet e raportuara të lëndimeve apo mbidozës së përdorimit të simulantëve dhe materialeve natyrale haluçinogjene janë të rralla. “Vizitat në emergjencë janë të shpeshta”, thotë John Qaqundah, një farmacist praktikant dhe asistent në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco School of Pharmacy. Ai thotë se shumica e vizitave në emergjencë që vijnë si pasojë e përdorimit të haluçinogjene, janë për lëndime trupore. P.sh, dikush përdor këto materiale dhe rrëzohet dhe lëndohet apo thyen ndonjë kockë.

Raportet e vdekjeve për shkak të përdorimit të Salvia janë pothuajse inekzistente, por prindërit e Brett Chidester, një adoleshent nga Delauerë, i cili është vetëvrarë në vitin 2006, mendojnë se Salvia ka qenë ajo që e ka shtyrë në vdekje djalin e tyre. “Besoj se përdorimi i Salvia po ndryshonte mendjen e Bretit, duke e çorientuar e deformuar mënyrën se si shihte vetën dhe botën rreth tij”, thotë Kathleen Chidester. “Erdhi një moment që nuk mbante më”. Shikoni find.pcworld.com/62332 për më shumë detaje rreth çështjes gjyqësore të Chidester kundër Salvia.

Mjeku ligjor u pajtua deri diku me opinionin e familjes, duke theksuar në certifikatën e vdekjes së Brett Chidester, ku thuhet se Salvia ka ndikuar në vdekjen e djalit. Prindërit e tij e kanë bindur shtetin Delaware që ta klasifikojë Salvia si një substancë të ndaluar, duke e ndaluar posedimin, përdorimin ose konsumimin e kësaj droge.

Deleware e ka ndjekur rastin e Lousiana, që në vitin 2005 u bë shteti i parë që ka ndaluar posedimin e Salvia. Deri në këtë moment, Florida, Illinois, Kansas, Michigan, Mississippi, Missouri, North Dakota, Oklahoma dhe Virgina kanë ndjekur këtë shembull, duke e klasifikuar Salvia si drogë e duke e vënë në të njëjtin status me eustazinë dhe LSD. Në Tennessee, përdorimi i Salvia është shkelje e Klasit A, por posedimi i barit nuk është ilegal. Në Kaliforni dhe Mejn, posedimi është legal, por shitja tek të miturit është e ndaluar.

“Shpresa dhe qëllimi im është që ta ndaloj Salvia në tërë SHBA-në”, tha Kathleen Chidester. “Të humbësh një djalë kaq të mençur, të ngrohtë, inteligjent me aq shumë për t’i ofruar botës, është e pakrahasueshme për mua. E gjithë kjo për shkak të drogave që vazhdojnë të jenë legale në shumë shtete.”

Lajmet e fundit>