Biznes

Barnes & Noble ulin çmimet e tabletave Nook për të konkurruar me Nexus 7

Publikuar , 13 Gusht 2012
0
Barnes & Noble ulin çmimet e tabletave Nook për të konkurruar me Nexus 7

Nuk do të dalin menjëherë në treg, por ulja e çmimit të tabletave Nook do të thotë vetëm diçka: Nexus 7 janë rikthyer në shitje.

Pajisjet e Barnes dhe Noble nuk janë afër të qenurit tabletat Android më të mira në treg gjatë kohëve të fundit, megjithatë për ata që investojnë në platformat e B&N ato janë pajisje të mira dhe praktike.

Përveç kësaj, në qoftë se do ta përdorni tabletën për të lexuar, këto pajisje do t’ju përshtateshin shumë mirë.

Ja disa nga uljet e çmimeve:

· Çmimi i Nook Color ishte 169$, bëhet 149$.

· Çmimi i Nook 8GB Tablet ishte 199$, bëhet 179$.

· Çmimi i Nook 16GB Tablet ishte 249$, bëhet 199$.

Ia vlen të rikujtohet se pjesa më e madhe e kapacietit rezervë të këtyre tabletave është e rezervuar vetëm për përmbajtje B&N , pra në qoftë se kërkoni për një tabletë në të cilën mund të ngarkoni përmbajtjen tuaj personale, Nook me shumë mundësi nuk është zgjedhja juaj më e mirë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefonët rinj Xiaomi Mi CC u dedikohen të rinjve

Lajmet e fundit>