Biznes

Bashkëpunimit të BlackBerry-t me T-Mobile i vjen fundi

Publikuar , 09 Prill 2014
0
Bashkëpunimit të BlackBerry-t me T-Mobile i vjen fundi

35583323-6491_610x435Duket se një epoke të gjatë e të suksesshme i erdhi fundi. Bashkëpunimi mes BlackBerry dhe T-Mobile kulminoi me një ndarje mes tyre. Krejt papritmas e siç nuk ndodh shpesh, BlackBerry ka njoftuar se nuk do të bëjë rinovim të marrëveshjes me T-Mobile për shitjen e smartfonëve BlackBerry.

Kjo marrëveshje pritet të përfundojë më datë 25 prill dhe duke parë rënien e të ardhurave të BlackBerry-t, pritej që marrëveshja të mos përfundonte kaq shpejt. “BlackBerry ka patur një marrëdhënie pozitive me T-Mobile për shumë vite. Me keqardhje, në këtë kohë, strategjitë tona nuk janë më komplementare dhe ne duhet të veprojmë sipas interesave më të mira për klientët e BlackBerry-t. Ne shpresojmë që të punojmë me T-Mobile sërish në të ardhmen kur strategjitë tona të biznesit të jenë në të njëjtën vijë”, ishte një pjesë e fjalës së CEO së BlackBerry-t, John Chen, gjatë konferencës për shtyp për lajmërimin e përfundimit të marrëveshjes.

Ftohja mes dy kompanive filloi para rreth dy muajsh kur T-Mobile filloi një fushatë promocionale me e-mail duke promovuar që përdoruesit të linin BlackBerry-n e të kalonin në iPhone. Kjo nuk la një shije të mirë në përdoruesit besnikë të BlackBerry-t të cilët filluan shpejt të bënin postime në Twitter me hashtagun CHOOSEBLACKBERRY10 në profilin e CEO-s së T-Mobile John Legere. Nga ana tjetër, në atë kohë John Cheon poston në blogun e tij “Mund t’ju siguroj se edhe ne ndihemi shumë të fyer nga kjo. Ajo që më bën konfuz është se T-Mobile nuk u konsultua me ne para apo pasi e filloi fushatën promocionale të papërshtatshme.”

U duk se ujërat u qetësuan kur T-Mobile filloi një fushatë tjetër, tashmë në ndihmë të BlackBerry-t duke ofruar 200 dollarë kredit për një BlackBerry të ri të blerë dhe me dorëzimin e një smartfoni të vjetër. Por mesa duket nuk paska qenë mjaftueshëm për BlackBerry-n. Gjithsesi, CEO i BlackBerry-t deklaroi se nuk do të vinte asnjë disavantazh për përdoruesit që do të vazhdonin të përdornin T-Mobile, por tha gjithashtu se BlackBerry do të vazhdonte të ofronte suport për këdo operator duke i ndihmuar përdoruesit ta kenë më të lehtë kalimin në operatorët e tjerë partnerë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft thotë se hakerët pas sulmit të Outlook.com kanë aksesuar edhe e-mailet

Lajmet e fundit>