Vëzhgim

Bashkëthemeluesi i Siri largohet nga Apple

Publikuar , 24 Tetor 2011
0
Bashkëthemeluesi i Siri largohet nga Apple

Siri është sjellë në Apple në prill të vitit 2010 dhe teknologjia për njohjen e zërit është bërë një veçori e profilit të lartë për njësinë më të fundit të kësaj kompanie. Bashkë-themeluesi dhe CEO i kompanisë, Siri Dag Kittlaus që është bërë pjesë e Apple pas blerjes së bërë dhe ka qenë duke vazhduar projektin e kontrollimit me zë tek Apple, së fundi është larguar prej kësaj kompanie. 

Arsyeja e dhënë nga All Things Digital, që shpalosi lajmin para publikut, ndërlidhet me kërkesën e tij për të qenë më afër familjes, për nevojën për të pushuar dhe për të ndjekur disa projekte tjera.

Kittlaus ka themeluar Siri’n së bashku me Adam Cheyer dhe Tom Gruber, të mbështetur nga Norman Winarsky – dhe projekti ka tërhequr investime të mëdha para se Apple ta blinte atë. Profili i lartë që ka marr përsipër kjo teknologji sugjeron se Apple shikon teknologjinë si një faktor madhor për të ecur para, pasi që Google ka qenë duke punuar me mund në kuadër të shërbimeve të saja të mirëformaura për kontrollimi me zë dhe gjasat janë shumë të mëdha se do të ketë një funksionalitet të këtillë edhe për Android. 

Natyrisht, lojtarët kyç tani po shpenzojnë shumë më shumë kohë në luftimin e njëri tjetrit në arenat e gjykatave për shkak të patentave, dhe gjasat janë se këtu do të kemi sërish një betejë tjetër në lidhje me teknologjinë e komunikimit me zë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>