Blog

Bashkëthemeluesi i Square Tristan O’Tierney ndahet nga jeta në moshën 35 vjeçare

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2019
0
“Më thanë se ishte në spital dhe se nuk mund të mbushej me frymë dhe doktorët nuk e shpëtuan dot,” tha Pamela O’Tierney. Nuk dihet shkaku i vërtetë i vdekjes së tij. Bashkëthemeluesi i Square Tristan O’Tierney ndahet nga jeta në moshën 35 vjeçare

Bashkëthemeluesi i Square Tristan O’Tierney u nda nga jeta në moshën 35 vjeçare bëri të ditur familja e tij. Ai humbi jetën më datë 23 Shkurt.

“Tristan ishte pjesë e historisë së themelimit të Square dhe jemi të trishtuar për humbjen e tij,” shprehej një zëdhënës i Square. “Ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e tij.”

O’Tierney u largua nga Square në 2013. Nëna e tij Pamela tha se vdekja erdhi si rezultat i luftës së tij me varësinë ndaj drogës. Për këtë këtë ai kishte kërkuar ndihmë pranë një qendre rikuperimi.

“Më thanë se ishte në spital dhe se nuk mund të mbushej me frymë dhe doktorët nuk e shpëtuan dot,” tha Pamela O’Tierney. Nuk dihet shkaku i vërtetë i vdekjes së tij.

Sipas profilit në Linkedin, O’Tierney kishte punuar pranë Yahoo!, Brand Logic dhe Apple përpara se të startonte në Square në 2009.

Ai kishte shpenzuar katër vite e gjysmë pranë Square ku ka punuar në aplikacionet e para të kompanisë për iPhone dhe iPad. Së fundi si punonte si fotograf freelance në Los Anxhes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një studente Kanadeze gjobitet me 400 dollarë sepse shikoi orën Apple Watch në semafor

Tags >

Square
Lajmet e fundit>