Blog

Bashkëthemeluesi i Microsoft prezantoi aeroplanin më të madh në botë

Publikuar , 02 Qershor 2017
0
Është dizajnuar për të mbajtur një raketë me peshë 250,000 kilogram ndërsa kostoja e zhvillimit të tij ka qenë 300 milion dollar. Bashkëthemeluesi i Microsoft prezantoi aeroplanin më të madh në botë

Aeroplani më i madh në botë, me një shtrirje krahësh prej 117 metër, u lançua ditën e Enjte nga bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen.

Me gjashtë motorë, aeroplani Stratolaunch është ndërtuar për të hedhur satelitë në orbitë. Dërgimi i satelitëve në orbitë me këtë aeroplan përbën avantazh si rezultat i konsumit më të pakët të karburantit.

Është dizajnuar për të mbajtur një raketë me peshë 250,000 kilogram ndërsa kostoja e zhvillimit të tij ka qenë 300 milion dollar.

Ai u ndërtuar nga Scaled Composites edhe ende nuk ka plane për ta ofruar atë si avion komercial udhëtimi për pasagjerë apo transport.

Aeroplani do të jetë më i madh sesa H-4 Hercules i 1947-ës dhe sesa Antonov Mriya An-225 prodhuar nga Sovjetikët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zyrtarizohet "Dark Mode" në aplikacionin Messenger

Lajmet e fundit>