Biznes

Bashkimi Evropian, 3.2 miliardë euro për teknologjitë e reja të baterive

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Dhjetor 2019
0
Financimi prej 3.2 miliardë dollarësh pritet ti hapë rrugë një investimi privat prej 5 miliardë euro në këtë fushë. Finalizimi i financimit është parashikuar në 2031. Bashkimi Evropian, 3.2 miliardë euro për teknologjitë e reja të baterive

Komisioni Evropian aprovoi ditën e sotme një ndihmë prej 3.2 miliardë dollarësh nga shtatë vende të BE-së të cilat do të shkojnë për kërkim dhe inovacion në teknologjinë e baterive.

Kjo mbështetje do të shkojë për projektet në Belgjikë, Finlandë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni dhe Suedi për të mbështetur kërkimin dhe inovacionin në teknologjinë e baterive.

Financimi prej 3.2 miliardë dollarësh pritet ti hapë rrugë një investimi privat prej 5 miliardë euro në këtë fushë. Finalizimi i financimit është parashikuar në 2031.

Prodhimi i baterive shihet si një interes strategjik për ekonominë dhe shoqërinë Evropiane nisur nga potenciali që ofron për energji të pastër, krijime të vendeve të punës dhe konkurrencë.

Projekti varion nga përpunimi i materialeve apo nxjerrja e tyre nga nëntoka deri tek prodhimi i materialeve kimike të avancuara, dizajneve të qelizave të baterive dhe integrimin e tyre tek sistemet inteligjente. Pjesë e projektit është edhe riciklimi dhe shfrytëzimi i baterive të përdorura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni me ekran që paloset i Samsung në shitje nga 6 Shtatori

Lajmet e fundit>