Biznes

Bashkimi Evropian, 3.5 miliardë euro financim për startupet teknologjike në fazat e para

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Nëntor 2019
0
Bashkimi Evropian aktualisht financon kompanitë teknologjike përmes granteve nga Komisioni Evropian dhe Fondi Evropian i Investimit. Bashkimi Evropian, 3.5 miliardë euro financim për startupet teknologjike në fazat e para

Bashkimi Evropian ka planifikuar krijimin e një fondi 3.5 miliardë eurosh i cili do të investojë tek startupet teknologjike të fazave të hershme në përpjekje për të rritur inovacionet të cilat një ditë mund të përballen me ato të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Firmat tradicionale të investimit kanë për tendencë të shmangin hulumtimin dhe investimin e kushtueshëm dhe të rrezikshëm për të shndërruar një shpikje në një produkt shprehej drejtori i përgjithshëm i kërkimit dhe inovacionit pranë Komisionit Evropian.

Ky fond gjithashtu synon të mbyllë hendekun e investimit duke u siguruar financim startupeve në fushat e prodhimit, bioteknologjisë, teknologjisë së shëndetit dhe inteligjencës artificiale. Zyrtarisht ky fond do të startojë aktivitetin në 2021 dhe të menaxhohet nga Këshilli Evropian i Inovacionit ndërsa madhësia e tij mund të përcaktohet në varësi të marrëveshjeve mes vendeve anëtare.

Bashkimi Evropian aktualisht financon kompanitë teknologjike përmes granteve nga Komisioni Evropian dhe Fondi Evropian i Investimit.

Jean-Eric Paquet tha se Evropa synon ti japë një shtysë të madhe inovacionit me Këshillin Evropian të Inovacionit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kush janë vendet që më së shumti lexojnë lajme?

Lajmet e fundit>