Komisioni Evropian synon të krijojë një rregullore e cila do të mbrojë qytetarët nga keqpërdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale.
Por ekspertët janë të zhgënjyer nga letra e bardhë e publikuar e cila nuk kishte detaje konkrete. Gjithashtu është sugjeruar se BE do të ndalojë përdorimin e IA në hapësira publike.
Komisioneri i Industrisë Thierry Breton sugjeroi se ligji i ri do të jetë i ngjashëm me GDPR. Ky i fundit hyri në fuqi në 2018-ën dhe parashikon penalitete të rënda për ata kompani që shkelin privatësinë e përdoruesit.
Në draftin e publikuar prej Komisionit parashikohet:
Qëllimi kryesor i dokumentit të lançimi i një debati të gjerë në Evropë mbi propozime të tilla. Por disa hulumtues thonë se dokumenti duhej të kishte qenë më i qartë rreth rreziqeve të IA dhe sesi duhet të adresohen. /PCWorld Albanian