Lajmet

Bashkimi Evropian dhe Britania akuzojnë Rusinë për sulmin kibernetik kundër rrjetit satelitor të Ukrainës

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Maj 2022
Sulmi kundër Viasat dhe rrjetit të saj KA-SAT në fund të Shkurtit ndodhi në momentin që trupat Ruse kapërcyen kufirin për të hyrë në Ukrainë. Bashkimi Evropian dhe Britania akuzojnë Rusinë për sulmin kibernetik kundër rrjetit satelitor të Ukrainës

Rusia është pas sulmit kibernetike masiv ndaj rrjetit të internetit satelitor duke nxjerrë mijëra modeme offline si pjesë e luftës kundër Ukrainës thanë autoritetet Britanike dhe Bashkimi Evropian.

Sulmi kundër Viasat dhe rrjetit të saj KA-SAT në fund të Shkurtit ndodhi në momentin që trupat Ruse kapërcyen kufirin për të hyrë në Ukrainë.

Sulmi kibernetik pakti një impakt masiv duke shkëputur komunikimin për shumë institucione publike, biznese dhe përdorues në Ukrainë së bashku me disa vende të tjera anëtare të BE-së,” tha Këshilli Evropës në një deklaratë.

Rusia vazhdimisht mohon të ketë realizuar operacione kibernetike. Agjencitë Perëndimore të inteligjencës si Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA), agjencia Franceze e sigurisë kibernetike ANSSI dhe inteligjenca Ukrainës është duke analizuar impaktin që sulmi ka pasur.

Shënjestra kryesore e sulmit ka qenë ushtria Ukrainase por edhe rrjetet e energjisë dhe përdoruesit e internetit në Evropën Qendrore. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia si armë paqësore e Ukrainës kundër pushtimit Rus