Lajmet

Bashkimi Evropian do të ndalojë përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës në hapësira publike

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Janar 2020
0
Përmes teknologjisë, fytyrat mund të kontrollohen nga kamerat CCTV dhe të krahasohen në kohë reale me lista të kërkuarish nga policia. Bashkimi Evropian do të ndalojë përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës në hapësira publike

Komisioni Evropian zbuloi se është duke elaboruar ndalimin e përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës në hapësirat publike për 5 vitet e ardhshme.

Përmes teknologjisë, fytyrat mund të kontrollohen nga kamerat CCTV dhe të krahasohen në kohë reale me lista të kërkuarish nga policia.

Përjashtime nga ka ndalim do të kenë projektet e sigurisë, kërkimit dhe zhvillimit. Plani për të ndaluar këtë teknologji u përpiluan në një dokument prej 18 faqesh duke sugjeruar se rregullat e reja mund të prezantohen për të shtuar mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve, të dhënave dhe privatësisë së tyre.

Propozimet vinë nga një debat publik rreth teknologjisë së njohjes së fytyrës në sektorët publikë dhe privatë. Avokatët e privatësisë thonë se teknologjia aktuale nuk është e saktë, problematike dhe cenon të drejtën individuale për privatësi.

Një studim i fundit nga qeveria e SHBA sugjeroi se algoritmet e teknologjisë së njohjes së fytyrës janë shumë më pak të saktë në identifikimin e njerëzve me ngjyrë dhe Aziatikë krahasuar me fytyrat e bardha.

Nga ana tjetër qeveria Kineze ka filluar të lançojë këtë teknologji nëpër farmaci në Shangai për të kontrolluar njerëz që blejnë disa lloje barnash.

Individët që blejnë barna me përmbajtje psikotrope do tu kërkohet të verifikojnë identitetin e tyre duke skanuar fytyrën.

Një praktikë e tillë është lëvizja e fundit nga shteti Kinez për të parandaluar abuzimin apo prodhimin e barnave ilegale. Vendi është mbështetës i madh i teknologjisë së njohjes së fytyrës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Albanian ICT Awards shtyn deri më 17 Prill afatin e aplikimeve të edicionit të 8-të