Biznes

Bashkimi Evropian drejt vendosjes së gjobës së tretë ndaj Google

Nov 8 2018
0 Shpërndarje
Vitin e kaluar një gjobë tjetër prej 2.4 miliard euroshe shkoi në drejtim të Google. Bashkimi Evropian drejt vendosjes së gjobës së tretë ndaj Google

Autoritetet Evropian janë pranë përfundimit të hetimit të rastit të tretë të Google ku bëhet fjalë për shërbimin e reklamimit AdSense.

Lajmin e tha euro komisionerja për konkurrencën Margaret Vestager 4 muaj pas gjobës 4.34 miliardë euroshe ndaj Google për Android.

Vitin e kaluar një gjobë tjetër prej 2.4 miliard euroshe shkoi në drejtim të Google.

Rasti i tretë u hap në 2016-ën ku Komisioni akuzon Gogole se ka përdorur shërbimin AdSense për të bllokuar reklamat e konkurrentëve.

Google ka mohuar akuza. Vestager ka fuqinë për të gjobitur gjigantit e kërkimit online me 10% të të ardhurave të tyre vjetor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>