Bashkimi Evropian gjobiti ditën e Enjten rrjetin social Facebook me 110 milion euro me arsyetimin se rrjeti social ka dhënë informacion të pasaktë për blerjen e WhatsApp në 2014-ën.
Komisioni Evropian tha se Facebook kishte premtuar se nuk do të shkrinte llogaritë e rrjetit social me ato të WhatsApp, diçka që e bëri dy vite më pas.
Rrjeti social kishte thënë se ishte e pamundur teknikisht të bashkoheshin llogaritë e WhatsApp dhe Facebook kur stafi ishte në dijeni se diçka e tillë është plotësisht e mundur.
Gjoba nuk do të ndikojë në vendimin e Komisionit Evropian për të njohur marrëveshjen e blerjes së WhatsApp nga Facebook. /PCWorld Albanian