Lajmet

Bashkimi Evropian hedh idenë e krijimit të një ekipi të sigurisë kibernetike

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2021
Një ekip i dedikuar shumëkombësh dhe ekspertësh të sigurisë kibernetike do të dërgohet në vende të ndryshme Evropiane të cilat bien pre e sulmeve serioze. Bashkimi Evropian hedh idenë e krijimit të një ekipi të sigurisë kibernetike

Komisioni Evropian bëri të ditura planet për ndërtimin e një Njësie të Përbashkët Kibernetike për të përballuar sulmet kibernetike në shkallë të gjerë.

Incidentet e fundit me ransomware ndaj shërbimeve kritike në Irlandë dhe SHBA kanë trazuar mendjen e Komisionit Evropian.

Autoriteti argumentoi se sulmet kibernetike janë kërcënime kombëtare dhe numri i tyre u rrit nga 432 në 2019-ën në 756 në 2020.

Një ekip i dedikuar shumëkombësh dhe ekspertësh të sigurisë kibernetike do të dërgohet në vende të ndryshme Evropiane të cilat bien pre e sulmeve serioze.

Sulmet me ransomware janë shndërruar në një shqetësim real ku informacionet e viktimës bllokohen në këmbim të parave.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë formuar një njësi të ngjashme quajtur Ransomware Task Force.

Komisioneri Evropian për çështjet e brendshme Thierry Breton tha se reagimi i një ekipi si në rastin e një Njësie të Përbashkët Kibernetike do ta kishte ndihmuar Irlandën të rikuperonte më shpejtë pas sulmit me ransomware që pësoi sistemi i tyre shëndetësor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët e Rusisë, Kinës dhe Iranit sulmojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA