Lajmet

Bashkimi Evropian jep dritën jeshile për WiFi4EU, Evropa përfiton akses falas në internet wireless

Publikuar , 31 Maj 2017
0
Iniciativa e lançuar në Shtator të 2016-ës nga Presidenti Juncker, WiFi4EU është pjesë e një nisme ambicioze për rishikimin e rregullave të telekomunikacionit dhe konkurrencës në Evropë nën moton "Tregu i Vetëm Dixhital." Bashkimi Evropian jep dritën jeshile për WiFi4EU, Evropa përfiton akses falas në internet wireless

Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian arritën të Marten një marrëveshje politike e cila do ti hapë rrugën nismës WiFi4EU dhe mbështetjes së saj e cila do të instalojë pika aksesi Wi-Fi falas në komunitete lokale në çdo vendë anëtarë.

Këto pika aksesi do të vendosen pranë shesheve, piacave, parqeve, spitaleve e hapësirave të tjera publike.

“WiFi4EU do të kontribojë në vizionin e çdo komune dhe qyteti Evropian me akses falas në internet wireless brenda 2020-ës,” u shpreh Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker.

Marrëveshja e arritur politika e cila gjeti mbështetjen e tre institucioneve më të larta Evropiane do të do kushtojë 120 milion Euro për të financuar blerjen e pajisjeve për 6,000 deri në 8,000 qytete dhe qendra administrative në mbarë Evropën.

Iniciativa e prezantuar në Shtator të 2016-ës nga Presidenti Juncker, WiFi4EU është pjesë e një nisme ambicioze për rishikimin e rregullave të telekomunikacionit dhe konkurrencës në Evropë nën moton “Tregu i Vetëm Dixhital.”

Kjo nismë ngelet një prej prioriteteve më të rëndësishme të Komisionit Evropian. Pak muaj më parë Komisioni arriti një tjetër marrëveshje historike, atë të heqjes së tarifave roaming në vendet anëtare duke filluar nga 15 Qershori i këtij viti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Steam Chat mbërrin në Android dhe iOS

Tags >

WiFi4EU
Lajmet e fundit>